Është zbuluar formulari i dekriminalizimit i kreut të Bashkisë së Kavajës, Ervis Roshi, një prej personave shumë të sulmuar nga ana e opozitës dhe mjaft i mbrojtur nga kryeministri Rama.
Në këtë deklaratë në kuadër të dekriminalizimit, të publikuar nga RD, Roshi shkruan se ai ka qenë i arrestuar dhe i proceduar më parë në Mynyh të Gjermanisë. Mirëpo, ai nuk ka dhënë detaje për këtë arrestim, duke shkruar “nuk më kujtohet”, duke mos sqaruar as arsyen e arrestimit dhe as rezultatet e procedimit apo procesit gjyqësor.
Kujtojmë se Roshi ka qenë i akuzuar nga opozita si person me precedentë penalë dhe i dënuar më parë për drogë dhe prostitucion në Itali.