Franca ka bërë një hap ndryshe. Nënat shtatzëna që do të lënë duhanin, gjatë kësaj periudhe, do të paguhen 300 €, në letra me vlerë. Kjo masë e marrë nga autoritetet vjen si pjesë e një studimi se, stimulimet financiare mund të ndihmojnë shumë gra shtatzëna të heqin këtë ves të keq, që dëmton edhe fëmijën.
Në këtë skemë nuk do të përfshin ato që tymosin cigare elektronike, nëse pranoni kushtin duhet t’i thoni STOP duhanit. Gjithashtu edhe ato që marrin pjesë në klasa antiduhan, orë të veçanta për përgatitijen e tyre për lënien e duhanit, do të marrin edhe nga 20 €, shkruan Dita. Franca po ndjek kështu shembullin e Skocisë, ku nënave shtatzëna iu dha nga 600 € nëse linin duhanin. Kështu rezultatet treguan se pati një rënie prej 20 %.