Raporti me pikturën i Edi Ramës ka nisur që në fëmijëri dhe kjo është pasqyruar edhe në shtypin e kohës gjatë regjitmit komunist.
Kjo foto që shihni më poshtë, është piktura e realizuar nga vetë ai, kur ka qenë në moshën 5-vjeçare.
Fotografia u publikua në rrjetet sociale nga Petro Mejdi.
Statusi i Petros në FB:
“NJË VIZATIM PROFETIK I EDI RAMËS NË MOSHËN PESË VJEÇ
Vizatimi i mëposhtëm titullohet “VAPORI I MADH ” dhe është vizatuar nga Edi Rama në moshën 5-vjeç ,yllkë në një nga kopshtet e fëmijëve të Tiranës . Pas thuajse 45 -vjetësh fati e solli që autori i vizatimit të bëhet kapiten i këtij “Vapori të madh ” me emrin Shqipëri.Vapori i vizatimit ngjan i vjetër dhe me halle , ashtu si Shqipëria e kryeministrit të sotëm ka shumë halle dhe dallgët e detit, e anojnë këndej e andej. Kapiteni është i ri në moshë, por si durrsak i mësuar me detin e dallgëzuar deri tani po e mban mirë. Dhe sipas mendjes time do të jetë edhe disa vite në timonin e këtij “VAPORI TË MADH”, SHQIPËRISË. SHËNIM : Vizatimi është marë nga numri 10 i revistës “NËNTORI ” , 1970”.