Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boçi: Rama mburret me punët e të tjerëve, të vetat i ka ende në letër

2016/05/02 at 5:40 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Afera, kërcënimi nga Info-Telecom, PD del në mbrojtje të Opinion.al

Deputeti i PD-së,  Luçiano Boçi ka reaguar në rrjetin social facebook në lidhje me projektin e rrugës Qukës-Qafë Plloçë.


Ai shkruan se Rama është i përqendruar tek kullat e tij të betonit “harroi”, ose më saktë bëri sikur harroi, se rruga Qukës-Qafë Plloçë është tërësisht projekt i qeverisë së Partisë Demokratike dhe i financuar në fillimet e saj po nga ajo, si domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik e social të asaj zone.

Boçi vuri në dukje se se rruga duhej të kishte përfunduar nga qeverisja socialiste, si detyrim e premtim njëkohësisht.

Ai nënvizoi se kryeministri që “zihet me rrobat e veta”, zihet akoma më keq me projektet që u vijnë në ndihmë komuniteteve.

Duke shtuar më poshtë, se aq më tepër kur janë iniciuar nga PD.

“Prandaj, sot ato janë braktisur, sikurse kjo rrugë, në mëshirë të fatit dhe thërrimeve që i akordon Rama në prag zgjedhjesh dhe thjesht për propagandën e radhës”, nënvizoi Boçi.

Në vijim të fjalës së tij, deputeti demokrat theksoi se njeriu që nuk ka ndërtuar asnjë kilometër asfalt vetë, përveçse kilometrave betone kudo, në lulishte e qendër qytetesh, kërkon të mburret me ato që i lamë gati e që kurrë nuk i përfundoi.

“I turpshëm është fakti se ky kryeministër i pashpresë e i paprojekt me njerëzit, përpiqet ti hedhë hi syve atyre dhe ti tallë shqeto, -shkruan ai- pa u dhënë llogari se ku është rruga e Orenjës, rruga e Lunikut, e Stëblevës, rruga e Vehçanit, e Qukës-Shkumbin, e Bërzeshtës e Stravajt???!!!”

Deputeti Boçi në fund të shënimit të tij në facebook, i drejtoi edhe disa pyetje në formë kujtese kryeministrit Rama.

I kujtoi atij ujësejellësin e Vehaçanit, Xhyrës, Rrajcës dhe Stravajt.

Gjithashtu, Boçi nuk la pa përmendur edhe premtimet e pambajtura për shkollat e Hotolishtit, të Orenjë e Vilanit.

“Ku janë pyjet e rrafshuar të Qukësit, Stravajt, e Shebenikut?”, shkruan Boçi.

Reagimi i plotë i deputetit Luçiano Boçi: 

“Rama i përqendruar tek kullat e tij të betonit “harroi”, ose më saktë bëri sikur harroi, se rruga Qukës-Qafë Plloçë është tërësisht projekt i qeverisë së Partisë Demokratike dhe i financuar në fillimet e saj po nga Partia Demokratike, si domosdoshmëri e zhvillimit ekonomik e social të asaj zone.
Harroi që tashmë ajo duhet të ishte e përfunduar nga qeverisja e tij, si detyrim e premtim njëkohësisht.
Kryeministri që “zihet me rrobat e veta”, zihet akoma më keq me projektet që u vijnë në ndihmë komuniteteve. 
Aq më tepër kur janë iniciuar nga PD.
Prandaj sot ato janë braktisur, sikurse kjo rrugë, në mëshirë të fatit dhe thërrimeve që i akordon Rama në prag zgjedhjesh dhe thjesht për propagandën e rradhës.
I kapur tek “maja e thanës” (kullës) na flet si e “ëma e Zeqos”!
Njeriu që nuk ka ndërtuar asnjë kilometër asfalt vetë, përveçse kilometrave betone kudo, në lulishte e qendër qytetesh, kërkon të mburret me ato që i lamë gati e që kurrë nuk i përfundoi.
I turpshëm është fakti se ky kryeministër i pashpresë e i paprojekt me njerëzit, përpiqet ti hedhë hi syve atyre dhe ti tallë shqeto, pa u dhënë llogari se ku është rruga e Orenjës, rruga e Lunikut, e Stëblevës, rruga e Vehçanit, e Qukës-Shkumbin, e Bërzeshtës e Stravajt!!???
Ku është ujësjellësi po i Vehçanit i Xhyrës, i Rrajcës i Kotodeshit?!!!!
Ku janë shkollat e Hotolishtit, të Orenjës e Vilanit???!
Të gjitha të premtuara.
Ku janë pyjet e rrafshuar të Qukësit, Stravajt, e Shebenikut???!!!
Këtë të na kishtë thënë “e ëma e Zeqos” dhe jo të pompozonte e të mburrej me “dhëmbët e kalit të tjetrit”!!!!​”

 

 



Ju sugjerojmë

Auto-Skicë
Bota

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

2 Janar, 2026 9:26 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, 2 janar 2026

2 Janar, 2026 8:57 am
Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
Aktualitet

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

1 Janar, 2026 11:00 pm
47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
Bota

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

1 Janar, 2026 7:33 pm
Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur
Bota

Zvicër/ Zjarr në barin e VIP-ave në Crans-Montana! 47 të vdekur dhe 100 të plagosur

1 Janar, 2026 5:12 pm
Putin: Ka dritë në fund të tunelit për fundin e luftës në Ukrainë
Bota

CIA rrëzon pretendimin e Kremlinit: Ukraina nuk synoi rezidencën e Putinit me dronë

1 Janar, 2026 3:59 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Bota

Kërcënoi Richard Grenell, arrestohet dhe rrezikon deri në 5 vite burg

1 Janar, 2026 1:34 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Kronikë

Lezhë/ Sekuestrohen para, makineta për lojëra fati dhe drogë, një i arrestuar

1 Janar, 2026 11:33 am
Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin
Aktualitet

Viti i Ri, 20 persona të lënduar nga fishekzjarrët në gjithë vendin

1 Janar, 2026 11:25 am
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksident me 3 të vdekur në aksin Gjirokastër-Tepelenë

1 Janar, 2026 9:07 am
Para
Çmimi i energjisë, ja si u zhvatën shqiptarët, e konfirmon ERE

Tabaku: Qeveria po bën propagandë, pasi është më e lehtë që të punojë

Gjenden pas 48 orësh dy italianët e humbur në Malin e Çikës

Gjenden pas 48 orësh dy italianët e humbur në Malin e Çikës

UEFA nxjerr blof Dukën, ja slogani i kuqezinjve në Francë

UEFA nxjerr blof Dukën, ja slogani i kuqezinjve në Francë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“I përpiu zjarri”, çfarë e shkaktoi tragjedinë e Zvicrës?

Auto-Skicë
2 Janar, 2026

Shkaku i zjarrit në tragjedinë e festës së Vitit të Ri në Crans-Montana të Zvicrës mbetet i papërcaktuar. Megjithatë, po...

Lexo më shumë

Horoskopi, 2 janar 2026

Horoskopi, 22 nëntor 2023
2 Janar, 2026

Dashi Lërini idetë tuaja të forta mënjanë sot dhe jini të hapur ndaj njerëzve përreth jush. Nëse kapeni shumë pas...

Lexo më shumë

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit

Moti i keq në Vlorë, ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit
1 Janar, 2026

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike detare të përkeqësuar, brenda dhe jashtë Gjirit të Vlorës, gjatë datave 02–07.01.2026, duke...

Lexo më shumë

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije

47 viktima në lokalin që u përfshi nga zjarri, Zvicra shpall pesë ditë zije
1 Janar, 2026

Një zjarr gjatë natës së Vitit të Ri në barin “Le Constellation” në restorant luksoz të skive Crans-Montana ka shkaktuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com