Aktualitet

UEFA nxjerr blof Dukën, ja slogani i kuqezinjve në Francë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:03 - 02/05/16 |
b.f

“O sa mirë me qenë shqiptar” është slogani fitues që Kombëtarja shqiptare e futbollit do të ketë të stampuar në autobusin e saj gjatë rrugëtimit për në filanet e “Euro 2016”, që do të zhvillohet këtë verë në Francë.

UEFA ka publikuar këtë të hënë sloganet fituese të 24 ekipeve pjesëmarrëse në Europian, mes të cilëve edhe atë që është përzgjedhur për kuqezinjtë, raporton panorama.

panorama

Për zgjedhjen e sloganit UEFA hapi një konkurs duke ftuar tifozët të votonin në faqen e saj zyrtare në internet, njërën nga tri alternativat : “O Sa Mirë me Qenë Shqiptar!”, “Fluturo shqipe”, “Ti Shqipëri më jep nder!”; dhe fati i fundit i votimit ishte data 2 maj.

Ndërkaq, rreth 10 ditë para përfundimit të afatit të votimit, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, deklaroi se slogani i kuqezinjve në Europian do të ishte: “Ti Shqipëri më jep nder”.

Nuk dihet ende nëse deklarata e tij ishte një nxitim i çastit, apo vinte nga të dhëna të gabuara lidhur me rezultatet e votimit, por ajo që është zyrtare tashmë është slogani përfundimtar i publikuar nga UEFA: “O sa mirë me qenë shqiptar”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas