TIRANE- Tre ditë pasi u shpallën në kërkim për mashtrim me vizat kanadeze arrestohen në Rinas, nënë e bijë, Luli dhe Adeila Makashi. Lajmi i bë i ditur nga policia, e dica thotë se Luli Makashi 52 vjeçe dhe Adeila 28 vjeçe ishin shpallur në kërkim.
Luli Makashi bashkë me vajzën kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmë (e mërkurë) rreth orës 23: 50 minuta ku janë zhvendosur rreth orës 00:40 minuta në Drejtorinë e Policisë Tiranë.
Ndalimi i tyre nga policia kanadeze është bërë vetëm me anë të një kërkesë (raporti) policor të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Interpol Tiranës.
Janë të paktën 26 kallëzime në Policinë e Tiranës, që akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi nuk kishin përfituar vizën, megjithëse kishin kryer pagesa në shumë të mëdha, që varionin në mijëra dollarë. Ata thanë se kanë kryer edhe takime në hotele të ndryshme me persona të huaj, që u kishin premtuar vizat.
Prokuroria thotë se denoncuesit kanë rrëfyer se, në datën 26 Prill, ata janë paraqitur pranë zyrave të kompanisë “Ande LM” në rrugën “Ismail Qemali”, por drejtueset e saj ishin larguar jashtë shtetit.
Në krye të kompanisë ishte vënë Klevis Rreshka, i cili kishte blerë pikërisht një ditë më parë rreth orës 18.00 kompaninë “Ande LM”, për vetëm 1 euro. Ai ka pranuar përpara prokurorëve se Lutfije Makashi dhe vajza e saj kishin treguar për problemet me klientët e tyre. Prokuroria tha se ka sekuestruar dokumente të shumtë në zyrat e kompanisë dhe se vijon hetimet për akuzën penale të mashtrimit.