Lajla Përnaska, deputete e Partisë Demokratike, në preferencat e saj të para ka renditur këngën qytetare korçare, si “Sycka si ato të tuat” “O vemi s vemi”. Madje Përnaska ka zbuluar në Opinion se kur ishte në shkollën 8 vjeçare ka qenë edhe valltare, madje kishin krijuar edhe një grup në shkollë. Ndërkohë që pëlqen shumë edhe këngët e Tiranës, të cilët thotë se i kërcen nëpër dasma.