TIRANE- Një ditë pas lajmit se Nazime Visha është kërcënuar nga familja e viktimës së saj, vjen edhe reagimi. Mynyre Muça, e veja e Fiqiri Muçës mohon të ketë kërcënuar Nazime Vishën. “Nuk është kërcënuar nga asnjë. Nëse i duhet urdhër mbrojtje nga dikush tjetër, se nga fëmijët e mi nuk është duke e gjetur asgjë”, shprehet ajo. Edhe djali mohon që ta ketë kërcënuar Nazimen. Ai thotë se drejtësinë e ka në dorë shteti.
Nazimja kë kërkuar urdhër mbrojtje në gjykatë. Nazimja padit gruan e viktimës së saj: Po më kërcënon
Video: Deklarata e Mynyre Muçës