Biznesmeni Nikollaq Neranxi, pas një incidenti me policinë gjatë ditës së sotme, ka përfunduar në komisariatin nr.6 në kryeqytet, ku ndodhet ende aktualisht dhe ku ka mundësi të qëndrojë edhe dy ditë të tjera në pritje të marrjes së një vendimi nga ana e gjykatës.
Pas Sali Berishës, që e quajti shoqërimin si një “hakmarrje nga Edvin Shullazi”, edhe LSI ka reaguar, edhe spe jo zyrtarisht, nëpërmjet një funksionari të lartë të saj në qeveri, shkruan mapo.
Në fakt, Dritan Ylli, Drejtori i Përgjithshëm i Inspekoriatit Kombëtar të Punës dhe anëtar i kryesisë së LSI, shkruante me plot indinjim në faqen e tij në Facebook lidhur me ngjarjen, duke u solidarizuar me ish-deputetin e Lsi Neranxi: “Dicka me shume se nje vit me pare, nje nder taksapaguesit me te rendesishem te vendit tone, kompania Neranxi u grabit ne mes te dites dhe autoret s’u gjenden kurre…Sot Nikollaq Neranxi u shoqerua ne polici…Nje incident qe gjithnje ka premisa te sqarohet pa pasur nevoje, te nxirret ne kerkim nje prej punedhenesve me te medhenj ne Shqiperi..”.