Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shënim/ Emiliano! 

2016/04/21 at 2:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Biznesmeni i kërcënuar nga Shullazi, i dënuar me 8 vjet burg për drogë

Nga Reldar DEDAJ


Ka diçka që s’bind në arrestimin e një prej emrave më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, Emiliano Shullazi. Është një fshehtësi e thellë, e pazbulueshme. Sepse ai, për tu ngritur deri në majë të suksesit, tek kapo, iu desh të kalojë të gjitha etapat e njeriut që gjakoset. Por edhe nga aty beteja e tij nuk ka mbaruar; Shullazi për të qenë i besueshëm e di mjaft mirë se çfarë duhet për të bërë, ndaj dhe heshtja e tij na duket e njohur, ndaj e ndiejmë porsi të ishte e jona, ndaj dhe trembemi, sepse është diçka më tepër se e thjeshtë, diçka shumë përtej kësaj.

Shullazi nuk është një emër dosido, mish dhe gjak, pikërisht për këtë arsye misteri i tij nuk mund të jetë vetëm i një force politike të caktuar; është shumë më tepër se kaq; te çdo njeri i përkulur, te çdo kundërshtar i socialistëve, te çdo individ që priste një të ardhme të ndritur, te çdo njeri i rastësishëm pëlcet lufta midis njeriut dhe pushtetit; e, njëherazi, zë fill dëshira për pajtim.

Ai nuk është asgjë tjetër veçse simbiozë e gjithë kësaj.

Në historinë e tij, të mbushur me shantazhe, kërcënime dhe presione, ajo që bën përshtypje është diçka që media e ka lënë të shurdhër.

Në tre vitet e fundit Emiliano Shullazi ka regjistruar mbi 100 prona në emrin e tij. Si ka mundësi që Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave nuk e ka verifikuar dhe as kontrolluar këtë njeri se nga kush dhe në çfarë mënyrë e mori gjithë këtë pasuri?!

Dhe mbi të gjitha, kur rasti në fjalë tregon për një individ që asnjë person nuk i ka thënë qoftë edhe njëherë të vetme; “puna e mbarë ore zotri”. Pavarësisht, se në botën tonë mediatike ai identifikohet si një person me precedent penal dhe i akuzuar për vrasje, presione, grabitje dhe rrëmbime pronash.

Megjithatë, rasti i raportimit të lajmit për Emiliano Shullazin dhe shokët e tij është një rast i paprecedent për institucionet shqiptare, një izolim total i informacionit, asnjë plan i saktë i fytyrës së tij, por veçse një kakofoni elementësh dhe detajesh që më tepër të ngatërrojnë se të sqarojnë mbi çështjen Shullazi.

Raportimi me nota romantike ku personazhi negativ i historisë stilizohet me element dhe detaje heroike si të tipit, lërini djemt të qetë, unë jam Emiliano Shullazi dhe ju keni punë me mua, apo raportimi i të dashurës së tij, fytyra njerëzore e një krimineli, apo edhe ushtarët me tatuazhe, armë dhe makina luksi tregojnë, as më pak dhe as më shumë, një ngjarje e cila kërkon të mbulohet me element anësorë dhe krejt të parëndësishëm për vetë rëndësinë e çështjes që duhet të ketë.

Emiliano Shullazi po trajtohet nga media dhe institucionet e shtetit si një humbës, por një humbje e një lloji të veçantë, e një race tjetër.

Ky është realiteti. Humbja, si e tillë, është shumë joshëse. Pjesa më e madhe e njerëzve, krahas prekjes, rezervojnë një ekzaltim të pashembullt ndaj humbësit. Historia këtë ka treguar gjithmonë. Heronjt tanë ishin humbës, Tony Montana ishte një humbës, Al Capone ishte një humbës. Është e mërzitshme të ekzaltohesh ndaj fitimtarëve. Humbësit janë më tërheqës.

Është një realitet, ndonjëherë, më magjepsës sesa imagjinata.

Dhe, duke qenë i tillë, meqë është e vështirë të përcaktosh se çfarë është e vërtetë dhe e gënjeshtërt, rruga më e thjeshtë për të arritur te e vërteta është përmes analizës së falsiteteve.

Vetëm për këtë arsye, ndonëse ka shumë arsye të tjera, ne duhet t’i rezistojmë “metamorfozës” së Emiliano Shullazit, thjesht si historia e një njeriu që shndërrohet nga ai i thjeshti si gjithë të tjerët në një “hero”. E kur kjo ndodhi, fill; pas humbjes.

Gjithmonë, njerëzit janë dashuruar dhe vazhdojnë ende të dashurohen me humbësin. Atyre u ka interesuar qenia njerëzore në situata ekstreme, ai që po shkon të ekzekutohet, ai që kanë vjedhur, i braktisuri nga të gjithë, i mashtruari, pak a shumë, njeriu ndjek këshillën kristiane: Qëndro me ata që janë më keq se ty, sepse mjeku nuk rri me të shëndoshin, çfarë i duhet? Ndërsa i lumturi qëndron në lumturin e tij, i pashqetësuar.

Ky është njeriu.

Nuk është aspak ndryshe as letërsia. Ajo që shpreh më bukur se askush tjetër ndjenjat e fshehura të kësaj bote, gjithmonë është magjepsur nga humbësit. Dostojevski shkruante për humbësit, Franc Kafka shkruante për humbësit, personazhi kryesor i Iliadës, Hektori, ishte një humbës, zonja Bovari është humbëse. Kënaqësia e të shprehurit ka arritur kulmin kur është shkruar për humbësit.

Si e tillë, humbja nuk shkakton turp. Ajo ka rrëmbyer dhe vazhdon të rrëmbejë turma të mëdha admiruesish. Kështu ka qenë gjithmonë. Ne jetojmë në një kohë kur bota mund të rrotullohet plotësisht dhe krejt papritur, me 180 gradë, prandaj është e padobishme që të rrish e të spekulosh se si do të bëhet më vonë. Por, shumëçka na tregon se “heroi” i tanishëm nuk do të na shqetësojë më, p.sh, pas dy apo tre vitesh.

Sepse në këtë rrugë, nuk do ketë më vend për të…

 

 



Ju sugjerojmë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti
Kronikë

Shkodër/SPAK godet krimin zgjedhor, gjenden para, tollona nafte dhe karta identiteti

8 Maj, 2025 8:22 pm
Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve
Aktualitet

Begaj uron Papa Leonin XIV: Do të kontribuojë në bashkëjetesën e të gjitha besimeve

8 Maj, 2025 8:07 pm
Trump uron Papën e ri, Leonin XIV
Bota

Trump uron Papën e ri, Leonin XIV

8 Maj, 2025 8:05 pm
Para
Kosovë/ Apeli liron ish-gjeneralin serb Bojoviç

Kosovë/ Apeli liron ish-gjeneralin serb Bojoviç

Ndihma ekonomike, pagesë të plotë familjeve në nevojë

Ndihma ekonomike, pagesë të plotë familjeve në nevojë

Yjet e sotëm në vitet ’90? Messi tek Inter, Ronaldo te Brescia

Yjet e sotëm në vitet ’90? Messi tek Inter, Ronaldo te Brescia

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
8 Maj, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka komentuar deklaratën e drejtuesit politik të PD për Tiranën, Belind Këlliçi, cili disa javë...

Lexo më shumë

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
8 Maj, 2025

Më 16 Maj, në Tiranë do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Europian, ku në kryeqytetin shqiptar do të mblidhen...

Lexo më shumë

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
8 Maj, 2025

Në studion e emisionit “Opinion” kryetari i PD, Sali Berisha është pyetur nëse ekziston mundësia që ai të tërhiqet dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com