Një grua pretendon se qumështi i gjirit të saj, që ia dha të atit të diagnostikuar me kancer i shtoi atij 1 vit më shumë jetë.
Helen Fitzsimmons ka rrëfyer se ka shtrydhur dhe më pas e ka ngrirë qumështin e gjirit që kishte për të birin e mitur për t’ia dhënë atë të atit 70vjeçar Arthur.
40 vjeçarja kishte lexuar studime të ndryshme sipas të cilave qumështi i gjirit forcon sistemin imunitar.
Pasi foli me të atin, i cili vuante nga kanceri i prostatës dhe nuk i kishin dhënë asnjë shpresë për të mbijetuar, vendosën se ia vlente ta provonin.
Arthur ishte diagnostikuar me kancer në vitin 2009. Niveli i proteinave në organizmin e tij ishte rritur ndjeshëm, por sistemi imunitar ishte dobësuar shumë, çka i kishte sjellë dobësim të madh të kockave.