Plot dy orë ka zgjatur intervista e Bleona Qerretit në ‘Zonë e Lirë’ me Arian Çanin. E para intervistë miqësore mes tyre, pas sharjeve e fyerjve të vazhdueshme. Kujtojmë se Çani ishte i pari që e ofendoi këngëtaren dhe më pas Bleona në “Opinion”, para 6 muajsh, tha se Çani është një “idiot”.
Por sot jo, gjërat kanë ndryshuar, duket se i ka bashkuar Vera Grabocka e cila i ka vendosur të dy në jurinë e “Your Face Sounds Familiar”.
Bleona mbrëmjen e së premtes tek Çani ka folur për familjen, karrierën, të dashurit,etj. Për projektin e ri, ku do të jetë pjesë e një filmi aksion. Dhe në fund u mbyll me batutën e Çanit, i cili i kërkon ta vizitojë në hotelin ku po qendron Bleona në Tiranë. Madje Çani i thotë do të vij bashkë me një shok, ndërsa këngëtarja po me batutë i thotë “nuk bëj seks treshe”.
Shihni videon