Në emisionin televiziv italian “Le Iene Show” sonte është rrëfyer historia e 6-vjeçarit shqiptar nga Kosova, Alvin Berisha, i cili është dërguar nga nëna e tij në Siri, për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik (ISIS).
Historia është e pabesueshme, por siç kanë treguar pamjet e transmetuara nga Italia Uno, fatkeqësisht është e vërtetë, raporton IlSussidiario..
http://www.dailymotion.com/video/x44iu5o_historia-e-foshnjes-qe-iu-dorezua-isis-it-nga-e-ema_news
Koha e nisjes së fëmijës drejt zonave të luftës në Siri është 12 dhjetori i vitit 2014: kamerat e sigurisë në aeroportin Orio al Serio të Bergamos kanë kapur vogëlushin Alvin Berisha, në shoqërimin e nënës së tij, 32-vjeçares Valbona Berisha, para nisjes me një çantë shpine drejt vendit ku ai nuk e di se çfarë e pret, transmeton Gazeta Express.
Sikur të gjithë fëmijët që i “dërgohen” ISIS’it, edhe Alvini do t’i nënshtrohet një trajnimi të vështirë dhe do të përballet me situata që vetëm lufta i sjell.
Viktima tjetër e kësaj historie është babai i vogëlushit, Afrim Berisha, 46-vjeçar, një shqiptar që jeton në Barzago (Lecco), që, sipas tvsvizzera.it, zërin e djalit e ka dëgjuar për herë të fundit më 17 janar të vitit 2015.
Fjalët që Alvini i vogël ia ka thënë, atij ia kanë lënduar zemrën: “Babi, eja më merr, se nuk po mundem më. Këtu ka bomba”.
Kështu, ai ka vendosur të udhëtojë vetë drejt Sirisë, për të gjetur djalin e tij, i cili tani quhet Jusuf, dhe për herë të fundit është parë në qytetin e Al-Babit, transmeton Gazeta Express.
Afrimi, pas mbërritjes në Siri, është rrëmbyer – por ka arritur të ikën dhe të kthehet në Itali.
Ai ka thënë se familja e tij nuk është fundamentaliste, por se bashkëshortja e tij ka ndryshuar, pasi ka dëgjuar njerëz të çuditshëm në internet dhe pasi ka rënë në kontakt me imamë kosovarë.
Dëshpërimi e ka bërë të veten, por Afrimi është i vendosur të ribashkohet me të birin e tij, i cili nuk flet as shqip, as arabisht – vetëm italisht.
Për ndihmë, ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. “E di se ke ndihmuar shumë njerëz. E di se ke shumë kontakte. President, më ndihmo ta përqafoj sërish birin tim”, i është drejtuar ai Pacollit. /Gazeta Express/