Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Analiza/ Ja 5 gabimet që eliminuan Barcelonën…

2016/04/14 at 1:20 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Analiza/ Ja 5 gabimet që eliminuan Barcelonën…

Pas dështimit të papritur në “Vicente Calderon” kundër Atletico Madrid, Barça e ka thelluar zhgënjimin e saj. Ajo që ndodhi nuk zhbëhet, por është momenti për analiza. Pse ekipi nuk ka reaguar? Pse ekipi ishte përsëri i pafuqishëm? Këtu janë disa nga “çelësat”, që e çuan Barcelonën drejt eliminimit nga Liga e Kampioneve.


MSN i zhdukur

Ekipi i Barcelonës, i drejtuar nga Luis Enrique, ishte duke iu dorëzuar “tridentit” të vet. Luis Enrique duket se i kishte varur shpresat te Messi, Neymar dhe Luis Suarez, por “MSN” i ranë bateritë në momentin më vendimtar të sezonit. Messi, i topitur, luajti larg nga zona kundërshtare dhe ishte i vonuar për pozicionin e tij, që të bëhej partner me Iniesta. Neymar ishte larg të gjitha ndeshjeve të tjera të këtij sezoni, ndërsa Suarez u mundua dëshpërimisht të shpëtonte nga “dara” e fortë e mbrojtjes kundërshtare, por herë nuk mundi ta gjente rrugën e golit.

mesiiiisss

 

Mbrojtje jo e denjë për Ligën e Kampionëve

Një ekip, me një mbrojtje të tillë, të rrezikuar çdo çast, nuk mund të fitojë një Champions. Loja tregoi se Atletico Madrid mund të kishte bërë më shumë dëme për Barcelonën, nëse, pas epërsisë 1­-0, të mos kishte vazhduar shtrëngimin në prapavijë. Barazimi kundër Villarrealit, humbja në “El Classico” dhe disfata kundër Real Sociedad, në “Anoeta”, nuk ishin aksident.

mbrrrrr

Luis Enrique nuk ka plan B

Atletico Madrid do të kalonte në avantazh, pasi kjo ishte një mundësi. Dhe të gjithë e dinin, sikurse ka ndodhur në të shkuarën, mbrojtja “colchonera” do ta mbyllte veten shumë. Pyetja është: Pse Luis Enrique nuk kishte, nuk propozoi asnjë zgjidhje? Loja e Barçës nuk mundi edhe kësaj here të ishte e parashikueshme. Kundërveprimi i Atletico Madrid ishte tejet efikas, ndërsa ekipi i Luis Enrique nuk ishte në gjendje për të krijuar rrezik. Pa dyshim, Simeone e fitoi betejën taktike me trajnerin e Barcelonës.

luisisss

Një “xhiro” nga stoli

Bravo, Bartra, Adriano, Douglas, Sergi Roberto, Arda Turan dhe Munir. Ky ishte stoli i Barcelonës në “Vicente Calderon”. Kur loja nuk po shkon si duhet, gjëja e parë që mendon një trajner është hedhja e syve nga stoli i rezervave. Aktivizimi i dy prej tyre, në pjesën e dytë, dëshmoi se Barcelona ka potenciale për t’u “ringjallur”. Stoli i rezervave do të thotë pikërisht këtë: të ketë lojtarë, të cilët janë në gjendje të sjellin diçka të re në ekip. Dhe, pa marrë parasysh se kush jeni, klubi e ka humbur atë që i duhej, që kur u largua Pedro.

luisssssss

Një qendër shkrirë të fushës

Numri i madh i ndeshjeve që akumulon klubi ka konsumuar mesfushën. Busquets nuk është në momentin më të mirë, Rakitic edhe më shumë. Vetëm Iniesta nuk mund të jetë në gjendje të mbajë peshën kryesore të repartit, që i jep frymëmarrje lojës së Barcelonës. Nëse ju mungojnë idetë në sulm, qendra e mesfushës duhet që të paktën të japë qëndrueshmëri, për të shmangur vuajtjen në çdo tranzicion. Rakitic shkoi pa u vënë re në “Calderon”, por problemi është se Arda Turan nuk është duke luajtur ashtu siç pritej. Në këtë pikë vlen të përmendet lëndimi i Rafinha, edhe pse Luis Enrique nuk e ka pasur të preferuar si zgjidhje në mesfushë.

iniiiii

 



Ju sugjerojmë

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
Aktualitet

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

14 Qershor, 2026 10:56 pm
Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Aktualitet

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

14 Qershor, 2026 8:53 pm
Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
Kryesore

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

14 Qershor, 2026 8:27 pm
Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Aktualitet

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

14 Qershor, 2026 6:43 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Aktualitet

Rama reagon sërish për Sazanin dhe Zvërnecin: Asgjë nuk është shitur

14 Qershor, 2026 6:35 pm
Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel
Bota

Mes kritikave, BE-ja pret talibanët për herë të parë në Bruksel

14 Qershor, 2026 5:38 pm
Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit
Bota

Alarm në Europë, armët nga lufta në Ukrainë po përfundojnë në duart e krimit

14 Qershor, 2026 2:22 pm
Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë
Kryesore

Protestat, Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen sa nuk është vonë

14 Qershor, 2026 1:57 pm
“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”
Bota

“Nuk ka vendim përfundimtar për marrëveshjen e paqes me SHBA”

14 Qershor, 2026 1:25 pm
Aksident në Kurbin, humb jetën 37-vjeçari
Kronikë

Aksident në Pogradec, një viktimë dhe tre të plagosur

14 Qershor, 2026 1:17 pm
Para
Fotolajm/ Etrit Berisha, lider në portë por edhe jashtë saj…

Fotolajm/ Etrit Berisha, lider në portë por edhe jashtë saj…

Edhe Galiani i Milanit në aferat e “Panama Papers”…

Edhe Galiani i Milanit në aferat e "Panama Papers"...

Fotolajm/  Ja si e përjetoi ky  tifoz shqiptar eliminimin e Barcelonës

Fotolajm/ Ja si e përjetoi ky tifoz shqiptar eliminimin e Barcelonës

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve

“Kujdes, është provokim”, çfarë ndodhi në protestën e qytetarëve
14 Qershor, 2026

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën...

Lexo më shumë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë

Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…

Deputetja e PS largohet nga grupi parlamentar: Jam e pavarur, idealet e mia…
14 Qershor, 2026

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, e njohur ndryshe si “Neomalsorja”, ka njoftuar se nuk do...

Lexo më shumë

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama

Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
14 Qershor, 2026

Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}