Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Intervista/ Flet kreu i “Eurocopter”: Ja e vërteta e helikopterit EC145

2016/04/14 at 1:29 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Intervista/ Flet kreu i “Eurocopter”: Ja e vërteta e helikopterit EC145

Kreu i “Airbus Helicopters”, Claas Belling ka folur në një intervistë për “Panorama Online” në lidhje me rrëzimin e helikopterit EC 145 në Grizhë të Shkodrës më 6 prill të këtij viti.

Rrëzimi i helikopterit të FA­ve solli vdekjen e dy pilotëve dhe plagosjen e një ushtaraku, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e vërteta që çuan në rrëzimin e helikopterit.

Këto ditë, është raportuar se kompania franko­gjermane u ka dërguar letër të gjithë “klientëve ushtarakë” që të mos i përdorin për fluturime EC 145 deri sa të sqarohen rrethanat e aksidentit të helikopterit shqiptar.

Mirëpo kreu i “Airbus Helicopters”, Cllas Belling e mohon ekzistencën e një letre të tillë. Ai madje thotë se kompania që ai drejton nuk i ka dërguar letër as Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare për helikopterin

tjetër EC 145 që ka në përdorim, pasi nuk janë vërejtur defekte.

Ai nuk preferoi të bënte komente për përparimin e hetimeve lidhur me shkaqet e aksidentit, por tregoi se ekspertët e kompanisë së tij, kanë ndihmuar autoritetet shqiptare të gjejnë kutinë e zezë, e cila ka të gjithë materialin audiovizual, që tregon se çfarë ka ndodhur brenda kabinës së pilotit në momentin e rrëzimit. Kjo pritet që të japë një panoramë të qartë të aksidentit.

INTERVISTA

Belling, me sa keni ju dijeni, si po shkojnë hetimet për çështjen e rrëzimit te helikopterit EC 145 në Grizhë të Shkodrës dhe a ka ndonjë të re nga hetimi?

Ne nuk jemi në një pozicion të favorshëm për të komentuar hetimet, të cilat vazhdojnë ende. Ato po udhëhiqen nga Ministria e Mbrojtjes dhe autoritetet e tjera, por ne po i ndihmojmë me sa mundemi.

A u ka dërguar kompania juaj një shkresë të gjithë klientëve ushtarakë që kanë marrë EC 145 që të mos i përdorin në fluturim deri sa të zbardhet ngjarja në Shqipëri?

Jo, kjo nuk është e vërtetë.

Thuhet se Ministria e Mbrojtjes ka një tjetër helikopter si ai që u rrëzua në Grizhë, a i keni dërguar një shkresë që të mos e përdorë atë deri sa të zbardhet aksidenti?

Jo, as kjo nuk është e vërtetë.

Si po i ndihmojnë ekspertët tuaj hetimet për aksidentin tragjik në Shqipëri?

Dy ekspertët tanë kanë ndihmuar autoritetet shqiptare që të gjejnë kutinë e zezë (VIsion 1000 System). Kjo pajisje e sofistikuar arrin që të regjistrojë dhe mbledhë të gjitha të dhënat audiovizuale të kabinës së pilotit, duke i ruajtur ato në dy vende. Njëra është memoria integrale, e cila është ndërtuar në një mënyrë që përballon çdo aksident të mundshëm dhe tjetra është memoria portative, e cila është një kartëmemorie e lëvizshme.

Këto informacione që mbledh kjo pajisje janë mjaft të rëndësishme për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Pajisja është mjaft inovative dhe na jep mundësi që të rishohim momentet e aksidentit ashtu sikurse I kanë përjetuar pilotët, pra ashtu sikurse ka ndodhur./ Panorama.al Erald Deliu

Ju sugjerojmë

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
Aktualitet

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

24 Maj, 2025 4:36 pm
BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
Aktualitet

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

24 Maj, 2025 4:22 pm
Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
Rajoni

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

24 Maj, 2025 4:06 pm
Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
Bota

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

24 Maj, 2025 4:01 pm
SPAK “troket” tek KQZ, nis hetimet për tenderin e pajisjeve elektronike
Aktualitet

Zgjedhjet/ KQZ miraton rezultatet për qarqet Tiranë, Durrës dhe Elbasan

24 Maj, 2025 3:37 pm
Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë
Aktualitet

Presidenti Begaj në SHBA: Ftojmë investitorët amerikanë në turizëm e infrastrukturë

24 Maj, 2025 3:27 pm
Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”
Bota

Trump kërcënon me tarifa 50 %, BE kërkon “respekt”

24 Maj, 2025 2:54 pm
18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën
Bota

18 të plagosur nga sulmi në Hamburg/ 6 persona në rrezik për jetën

24 Maj, 2025 2:32 pm
Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”
Aktualitet

Të dielën nis stërvitja “Defender Europe 25”

24 Maj, 2025 2:12 pm
Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri
Rajoni

Stuhi e fuqishme në Serbi/ Beogradi përmbytet nga reshjet e dendura dhe breshëri

24 Maj, 2025 2:02 pm
Para
Paralajmërimi i SHBA-ve: Mund të ketë dhunë po u dënuan ‘xhihadistët’

Paralajmërimi i SHBA-ve: Mund të ketë dhunë po u dënuan ‘xhihadistët’

“Sajmir Tahiri” dënohet me 6 muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike

“Sajmir Tahiri” dënohet me 6 muaj burg për vjedhje të energjisë elektrike

Gazetari i CNN, kryeministrit Rama: Kujdes kur flet për zgjedhjet në SHBA!

Gazetari i CNN, kryeministrit Rama: Kujdes kur flet për zgjedhjet në SHBA!

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur

Begaj takon zv/sekretarin e Shtetit të SHBA: Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur
24 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u takua në Dayton, Ohio, me zëvendëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,...

Lexo më shumë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë

BSH: 95% e familjeve zotërojnë të paktën një pronë
24 Maj, 2025

Në një ekonomi që përballet me sfida të vazhdueshme, pasuria e familjeve mbetet një tregues i rëndësishëm jo vetëm për...

Lexo më shumë

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut

Çfarë shkaktoi reagime të shumta për incidentin në Mitrovicën e Veriut
24 Maj, 2025

Një incident në Mitrovicën e Veriut më 23 maj, ndaj të cilit reagoi një pjesëtar i Policisë së Kosovës që...

Lexo më shumë

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja

Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani. Ja arsyeja
24 Maj, 2025

Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com