Kjo është selia e Ambasadës Amerikane në Tiranë, ndërtuar në vitin 1929. Në foton majtas, ajo ajo është fotografuar në ditën e inagurimit, një inagurim ku mori pjesë Mbreti Zog i I – rë dhe Ambasadori Herman Bernshtajn. Sic duket edhe ne foton ne fund te lajmit.
Në foton djathtas, duket selia qëndrore ashtu siç është sot. Godina bazë nuk ka ndryshuar, por ajo është shtuar pas vitit 1990 me disa godina të reja. Eshtë ruajtur shatërvani në hyrje dhe janë shtuar disa oborre të pasme.
Nga viti 1947 deri në vitin 1991, aty ishte vendosur Ambasada Italiane, për arsye se Shqipëria nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA. Italianët jua dorëzuan amerikanëve në vitin 1991, kur Uilliam Rajerson u bë Ambasadori i parë që u akreditua pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 15 Mars 1991.