Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Shoku Robot

2016/04/07 at 11:13 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Shoku Robot

Ka një fjali që Noam Chomsky, 87 vjeç, e përsërit me energji gjatë gjithë intervistës: “It’s our choice”, pra gjithçka varet nga ne.


Po të varej nga ai, gjuhëtari i famshëm në të gjithë botën, intelektual asnjëherë i butë me pushtetin, atëherë një shans robotëve u duhet dhënë.

“Mund të jenë ata që të na çlirojnë nga litarët e rutinës”, të na bëjnë të rendin drejt fushave të pakorrura të krijueshmërisë dhe kënaqësisë.

Profesor Chomsky, sipas jush, çfarë duhet të presim në të ardhmen e afërt nga zhvillimi i Inteligjencës Artificiale?

Chomsky: Mund ta kuptojmë inteligjencën artificiale në dy mënyra. E para është ajo të cilës i kam kushtuar jetën time: investigimi për inteligjencën njerëzore, përpjekja për ta rindërtuar. Shumë gjëra ende nuk janë demonstruar, por me “revolucionin kopernikas” të linguistikës, e kemi kuptuar më në fund gjuhën si pronësi biologjike, duke treguar se shumëllojshmëria e madhe gjuhësore mund të ndiqet në një sistem shumë të thjeshtë i cili prodhon mendimin. Mënyra tjetër për të kuptuar inteligjencën artificiale është ana inxhinierike e problemit: pajisjet e nevojshme, për shembull makinat me vetëngarje. Doni të dini si e shoh atë lloj të ardhmeje? Me entuziasëm.

Fituesi i çmimit Nobel për Ekonominë, Paul Krugman, bën thirrje për maturi: thotë se në realitet robotët do të na vjedhin vendet e punës, dhe që pabarazia është prapa qoshes. Ju e keni për zemër temën e pabarazisë. A ia vlejnë robotët atë risk?

Chomsky: Kush akuzon robotët që na vjedhin vendet e punës duhet të ketë provat në anën e tij: produktiviteti duhet të rritet, gjë që për momentin nuk ndodh. Por, nëse vërtet makinat do të na zëvendësonin, unë do të thoja: mirë! Do të ishte një dobi e madhe për njerëzimin. Sigurisht, kur një robot hyn në një sektor të caktuar, do të ketë probleme përshtatjeje, punëtorët e atij sektori duhen zëvendësuar. Por, një botë e robotizuar është një mundësi çlirimi.

Çlirimi nga çfarë?

Chomsky: Nga rutina, nga puna e përsëritur dhe e mërzitshme. Cili prej nesh dëshiron të rrijë tetë orë në një arkë supermerkatoje, në vend që t’u dedikohet gjërave që i do vërtetë? Nëse robotët do të bënin punët që na mërzisin në vendin tonë, do të ishim të lirë të krijonim, të përqëndroheshim tek inovacioni. Mund t’i dedikohemi kënaqësisë.

Çfarë ju bën të mendoni se automatizimi do të menaxhohet për të sjellë më shumë liri dhe barazi? Sot teknologjitë e informacionit janë në duar të pak kompanive të mëdha, që ofrojnë shërbime duke “përtypur” të dhënat tona. Po sikur në të ardhmen, të mriat që sipas jush do të prodhohen prej robotëve, në fund do të shkonin në dobi të pak njerëzve?

Chomsky: Varet prej nesh, teknologjia është neutrale, është si një çekiç: mund ta përdorësh për të torturuar, ose për të ndërtuar. Zgjedhja është politike, e ardhmja është një udhëkryq: nëse imagjinoni teknologjinë të kontrolluar nga pak duar me pushtet, nëse mendoni një “neoliberizëm teknologjik”, atëherë duhet të keni frikë nga totalitarizmat e reja – mendoj për përgjimet si “Vëllazi i madh”, për shembull. Por nëse e imagjinoni në duar të njerëzve, nëse mendoni për një zhvillim teknologjik demokratik, atëherë nënkupton të kundërtën: më shumë dije do të thotë më shumë barazi. Cilët prej dy rrugëve do të marrim? Nuk bëhet fjalë për kataklizma natyrore, po si do të bëjmë histori.

Etiketa radikal që ju ka vendosur shumëkush, a ju peshon?

Chomsky: Sot quhet radikal cilido që del prej mendimit dominues, kështu që e marr si kompliment. Bernie Sanders frymëzohet nga Marrëveshja e Re, e megjithatë ka nga ata që e quajnë ekstremist. Sa për mua, mendoj se punëtorët duhet të kenë punën e tyre, dhe për këtë frymëzohem nga socializmi libertarian. Por këto janë trashëgimi të neoliberalizmit klasik: i marr shumë seriozisht mendimtarë si John Stuart Mill, janë klasikë të mëdhenj. Unë vetë ndihem një “klasik”, por nëse doni më quani radikal.

Marrë nga Bota.al

 



Ju sugjerojmë

Papa i ri është Robert Francis Prevost
Bota

Papa i ri është Robert Francis Prevost

8 Maj, 2025 7:30 pm
Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama
Kryesore

Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

8 Maj, 2025 7:23 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

8 Maj, 2025 7:13 pm
Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani
Bota

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

8 Maj, 2025 7:08 pm
Projektet e reja, Rama: Vlora, një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut
Politikë

Projektet e reja, Rama: Vlora, një nga destinaconet më të kërkuara të Mesdheut

8 Maj, 2025 6:37 pm
Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE
Kryesore

Rama kërkon votën e qytetarëve të Vlorës: Në 2030, Shqipëria në BE

8 Maj, 2025 6:31 pm
Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri
Bota

Tym i bardhë në Vatikan/ Kardinalët arrijnë dakordësinë për zgjedhjen e Papës së ri

8 Maj, 2025 6:13 pm
Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore
Rajoni

Kriza politike në Kosovë, test i pjekurisë shtetërore

8 Maj, 2025 5:56 pm
Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri
Aktualitet

Në muajin Prill u shtrenjtuan ushqimet në Shqipëri

8 Maj, 2025 5:33 pm
Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride
Politikë

Hasani në Poloni: Zgjerimi i BE-së garanton të ardhmen kundër kërcënimeve hibride

8 Maj, 2025 5:23 pm
Para
Foto/ Motoçikleta të punuara nga orët e dorës

Foto/ Motoçikleta të punuara nga orët e dorës

10 librat që duhen lexuar patjetër

10 librat që duhen lexuar patjetër

Irakianët në Fallujah ushqehen me bar e miell të skaduar

Irakianët në Fallujah ushqehen me bar e miell të skaduar

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Papa i ri është Robert Francis Prevost

Papa i ri është Robert Francis Prevost
8 Maj, 2025

Pak minuta më parë është zbuluar edhe Papa i ri i Kishës Katolike Romane. Ai është Robert Francis Prevost. Papa...

Lexo më shumë

Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama

Chris LaCivita nga Shkodra: Koha të rrëzojmë një monument të dështuar si Edi Rama
8 Maj, 2025

Drejtuesi i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka marrë pjesë pasditen e sotme në takimin përmbyllës së fushatësnë qytetin...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së

Zgjedhjet e 11 Majit, Presidenti Begaj takim me koordinatoren e OSBE-së
8 Maj, 2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot Koordinatoren Speciale të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri, Farah Karimi....

Lexo më shumë

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani

Papa i ri i Kishës Katolike Romane, bota me sytë nga Vatikani
8 Maj, 2025

Kardinalët katolikë kanë zgjedhur pasardhësin e Papa Françeskut, teksa të enjten u pa tym i bardhë duke dalë nga oxhaku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com