Albani ka publikuar një foto në rrjetin e tij Facebook së bashku me Mirianin, në të cilën duken shumë të lumtur dhe një çift perfekt. Fotoja është realizuar në vitin 2009 dhe pavarësisht se ka kaluar kaq shumë kohë, asnjë gjë nuk ka ndryshuar si nga pamja ashtu edhe nga ndjenjat e secilit prej këngëtarëve. Në krah të fotos Albani ka bërë një dedikim shumë të bukur për Mirianin duke shkruajtur: “Cdo ditë më shumë në jetë është një bekim, falenderoj Zotin që më bekoi ta kaloj me ty.”