Masat e sigurisë gjatë zhvillimit të finaleve të Euro 2016 do të jenë tepër të rrepta. Një nga qytetet mikpritëse të turneut është Lens ku Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë të saj, atë ndaj Zvicrës më 11 qershor.
Ministri i Sportit, Patrick Kanner vizitoi stadiumin e këtij qyteti i rinovuar së fundi. Pritet që në këtë arenë të vendosen pajisje që të ndihmojnë në shmangien e sulmeve terroriste, ndërsa 41 kamera ndihmojnë forcat e sigurisë. Në qytet të ngrihet edhe një zonë tifozësh që do të presë nga 7 mijë deri në 10 mijë persona.
Aty do të mblidhen përkrahësit që nuk do të jenë në stadium për 16 ditë me radhë. Autoritet bëjnë të ditur se masat nuk janë për të frikësuar njerëzit, por për t’i qetësuar ata. Pas sulmeve terroriste në disa qytete të Europës, përfshi Parisin nëntorin e kaluar niveli i sigurisë është rritur./Tv Klan