NGA ARTAN FUGA
Tirana po qelbet, me tubacione uji cope – cope, me uje me pompa, me fasada, trotuare dhe rruge si ne Siri paslufte, me fije telefoni si lesh arapi, me stacione autobuzi si kasolle saharianesh, pa peme, pa hapesira te gjelberta, plehra si vatra infeksioni, me depo uji ne rruge nga arabistani, permbytet pas cdo vese shiu, me gropa ku ne makine nxjerr gure nga veshkat, ne degjojme per 1 milion dollare investim per park andej nga liqeni i Kasharit ku tironcit do shkojne me bicikleta te gjuajne peshk dhe dalin ne selfhije diten e djele, te bejne shetitje me varka. pasi te nderin leveret ne ballkon perballe dritare se komshiut.
Sidomos te papunet e Tiranes atje do shkojne te frekuentojne kafenete dhe restorantet shik me te dashurat e tyre.
Do te bejne sport dhe relaks pas nje jave te lodhshme nga papunesia ne Tirane.
Ore, a ka keshill bashkiak ne Tirane apo e kane ngrene kete shaka ne Kashar…
Ngaqe nuk e di se ku behet degjesa publike ne buze te pellgut me kolltuqe kinemaje, spektakel i shemtuar, estrade, po e them ketu se ky investim eshte i gabuar dhe i ben leket tona rrush e kumbulla e fruta e tjera.
Cfare abuzimi…
Dhe ne TV nxjerrin dy kasharas te lodhur qe thone te shkretet : sa mire qe zona do gjallerohet…!
A thua se nuk ka urbaniste, sociologe, ekonomiste te degjohen…