Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

2016/03/30 at 12:54 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Topat e propagandës dhe patllakja e Strazimirit

Nga Mark Marku


Deputeti Gent Strazimiri është vënë papritur në qendër të debatit politik të ditëve të fundit për akuzën e ngritur ndaj tij nga organet e rendit për armëmbajtje pa leje, si dhe për shfaqjen e tij me këtë armë pa leje në protestën e organizuar nga opozita tek sheshndërtimi i Bashkisë së Tiranës brenda Parku të Liqenit Artificial Shfaqja e tij me patllake në një tubim proteste (nëse akuza rezulton e vërtetë) është realisht e dënueshme, aq më tepër nëse kjo armë është edhe pa leje.

Gjithnjë nëse akuza vërtetohet, deputeti Strazimiri do ta ketë të vështirë të gjejë ndonjë justifikim për këtë veprim, pasi është krejtësisht e kotë e thellë­ sisht banale që një deputet të shëtisë rrugëve të Tiranës me patllake në brez e madje të marrë pjesë edhe në një protestë publike i armatosur.

Por më tepër se akti i supozuar i Strazimirit, bie në sy përpjekja e propagandës qeveritare dhe e Bashkisë së Tiranës për t’i dhënë përmasa të jashtëzakonshme kësaj ngjarjej

Është paradoksale, për të mos thënë qesharake, se si qeveria dhe Bashkia e Tiranës po mundohen ta përdorin gjestin e Stazimirit si barut për topat zhurmëmëdhenj të propagandës së tyre. Së pari, duke u përpjekur që përmes zbulimit të patllakes në brezin e Strazimirit të kundërbalancojnë akuzat për mbushjen e Parlamentit nga ana e Ramës me persona të lidhur me botën e krimit.

Përpjekja është qesharake, përveç të tjerash edhe për faktin se për të argumentuar “kriminalizimin” e opozitës dhe për të diskredituar kauzën e saj kryesore për dekriminalizim përdoret një “kriminel” si Strazimiri, i cili jo vetëm nuk njihet si i fortë apo kriminel, por që është dhunuar fizikisht jo një herë, por disa herë nga deputetët e maxhorancës në Parlament, aq sa të krijohej përshtypja se deputetët e maxhorancës sa herë binin në mërziti, i shkreheshin Strazimirit me grushte, shqelma, rripa dhe mjete të tjera rrethanore.

Nuk e dimë nëse e ka pasur Strazimiri patllaken e tij apo jo në momentin kur e kanë agresuar, por një gjë e dimë mirë dhe gjëja që dimë mirë është kjo: “krimineli”, Strazimiri, s’e përdori kurrë atë dreq patllakeje për të mbrojtur vetveten.

Rasti “Strazimiri”, por në përgjithësi konflikti mes deputetëve të opozitës dhe protestuesve që ata udhëhiqnin, po përdoret në mënyrë po aq propagandistike për të mbuluar diskreditimin total të Erion Veliajt në rastin e projektit për ndërtimin e të ashtuquajturit “Park Lodrash”, brenda Parkut të Liqenit Artificial.

Tashmë është bërë publik fakti që qeveria e ka shkelur më se një herë ligjin në rastin e këtij projekti. Shoqëria civile, e cila reagoi e para duke u bërë me shumë dinjitet dhe kurajë një shërbim publik të jashtëzakonshëm qytetarëve të Tiranës (dhe që padrejtësisht përmes këtij konflikti banal politik po tenton të anashkalohet dhe sfumohet), ka dorëzuar akuza konkrete në prokurori për shkeljet ligjore që kanë shoqëruar nisjen e këtij projekti.

Është po shoqëria civile që ka zbuluar para qytetarëve të Tiranës edhe dokumentin e botuar nga Agjencia e Prokurimit Publik për “Tenderin e lojërave për fëmijë”, me autoritet prokurues Bashkinë e Tiranës, ku shkruhet e zezë mbi të bardhë se Parku i Lodrave: “Është menduar të jetë një hapësirë pothuaj për të gjitha moshat, duke shfrytë­ zuar në maksimum pjerrësinë e terrenit.

Zona e këndit të lojërave, sipas master­planit është paralel dhe ka lidhje të drejtpërdrejt me një hapësirë tjetër, e quajtur Grand Kafe, një hapësirë kjo e rezervuar për prindërit, të cilët duke pirë një kafe ose duke lexuar një gazetë kanë në kontroll fëmijët e tyre. Në majën e kodrës tarraca e Grand Kafesë është e pajisur me kioska akullore, gazetash, platformë vallëzimi, pikë informacioni në lidhje me parkun, si dhe një zonë për ndihmën e shpejtë”.

Të njëjtën gjë e kanë pohuar edhe përfaqë­ suesit e LSI­së në Bashkinë e Tiranës, madje shkeljet ligjore janë pohuar drejtpërdrejt në emisionin “Opinion” nga zv.kryeministri Niko Peleshi. Po ashtu, Ministria e Mjedisit në një deklaratë të vetën e ka bërë të qartë se ky projekt nuk ka marrë lejen mjedisore nga kjo ministri. Është pra krejt qesharake që patllakja e Strazimirit të mund t’i fshehë këto fakte dhe të vërteta para qytetarëve të Tiranës.

Pas zhurmës, ata prapë do t’ia ngrenë pyetjen e tmerrshme Veliajt: Turp të ketë Strazimiri që proteston me patllake në brez kundër projektit tënd, po megjithatë pse u bë ky projekt në shkelje me ligjin dhe pse një tentativë për të ngritur një kompleks biznesi të quajtur Grand Kafe u paraqitet shqiptarëve si Park Lodrash për fëmijë?

Qytetarët shqiptarë e dinë tashmë që Parku i Liqenit është shndërruar në një Park Loje Korrupsioni dhe këtë s’e fshehin as fotot me fëmijë të Veliajt, as patllakja e Strazimirit./ Marrë nga Panorama.al

 



Ju sugjerojmë

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
Aktualitet

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

19 Maj, 2025 4:03 pm
Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
Bota

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

19 Maj, 2025 3:49 pm
Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
Kryesore

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

19 Maj, 2025 3:31 pm
Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
Aktualitet

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

19 Maj, 2025 3:12 pm
Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Aktualitet

Presidenti Begaj pret në takim Kursin e Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes

19 Maj, 2025 3:08 pm
U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!
Bota

U diagnostikua me kancer në prostatë, reagon Biden: Faleminderit për mbështetjen!

19 Maj, 2025 2:47 pm
Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”
Aktualitet

Pas 7 muajsh “zvarritje”/ GJKKO kalon për gjykim dosjen “Partizani”

19 Maj, 2025 2:47 pm
Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin
Aktualitet

Samiti i liderëve të BE, promocion edhe për turizmin

19 Maj, 2025 2:40 pm
Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…
Aktualitet

Votat e diasporës, PD: KQZ të mos miratojë asnjë rezultat, auditim me…

19 Maj, 2025 2:26 pm
Lindjet/ Rënie vjetore me 10% më 2023, më e forta në 30 vitet e tranzicionit
Aktualitet

Janar-Mars, numri i lindjeve ra me 14% – Shkak, emigracioni dhe problemet ekonomike

19 Maj, 2025 2:20 pm
Para
Ta therim Ermirën

Ta therim Ermirën

Gjendet trupi i pajetë i 45 vjeçarit i mbytur në liqenin e Butrintit

Gjendet trupi i pajetë i 45 vjeçarit i mbytur në liqenin e Butrintit

Hahn: Shqipëria në rrugën e duhur për 5 prioritetet

Hahn: Shqipëria në rrugën e duhur për 5 prioritetet

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët

Drejt fundit numërimi i votave të diasporës për kandidatët
19 Maj, 2025

Procesi i numërimit të votave për kandidatët përfundoi në 3 qarqe, ndërsa vazhdon në 9 të tjerë. “Më së shumti...

Lexo më shumë

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit

Protestë në Hagë për Gazën: Qeveria holandeze të reagojë! Ndalni fushatën e Izraelit
19 Maj, 2025

Mijëra persona kanë “zbritur” në rrugët e Hagës, me thirrjen që qeveria holandeze të mos jetë pasive e situatës në...

Lexo më shumë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë

Euro U-17 për herë të parë në Shqipëri/ Duka: Ditë historike për futbollin tonë
19 Maj, 2025

Do të zhvillohet për herë të parë në Shqipëri, Europiani për 17-vjeçarët. Kështu, UEFA i ka besuar Federatës Shqiptare turneun...

Lexo më shumë

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme

Dosja “Partizani”/Gjokutaj:Mungon fakti penal, vendimet e Irena Gjokës të pavlefshme
19 Maj, 2025

Ditën e sotme GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen “Partizani”. Në një prononcim për gazetarët, avokati Genc Gjokutaj theksoi se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com