Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Video/ Fintja e Krujfit e bëri të famshëm. Suedezi: Ia di për nder ……

2016/03/25 at 4:01 PM
në Aktualitet, Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Video/ Fintja e Krujfit e bëri të famshëm. Suedezi: Ia di për nder ……

Johyan Cruyff vallëzonte në fushë. Dukej një balerin i çmendur, teksa rrotullohej në skenën e tij, fushën e futbollit, duke magjepsur publikun e gjithë botës.

Nureyev­i holandez. Por edhe Michelangelo i artistëve të topit. Pikturonte futbollin, dhe e bënte me një natyrshmëri të pabesueshme. Golat ishin si afreske që duheshin adhuruar, fintet si firma e autorit.

Kthesa e tij do të mbetet e gdhendur në memorien futbollistike të të gjithëve. Ajo lëvizje mashtruese me trup, me topin e fshehur me thembër mbas këmbës mbështetëse, ka krijuar shumë “viktima”. Kthesa më e famshme ka qenë ajo e Botërorit 1974, Botërori i Holandës së mrekullueshme të futbollit total, e cila është mundur vetëm në finale nga Gjermania Perëndimore.

Cruyff ishte lider i atij ekipi, duke dhuruar gola dhe lëvizje gjeniale. Por, në fund, në histori ka mbetur ajo finte. Viktima? Jan Olsson, mbrojtësi suedez, i cili ka pasur fatin e keq të ketë përballë numrin 14 të “Oranje”. Por është falë tentativës së tij të kotë për të ndalur gjeniun Cruyff, që Olsson është bërë pjesë e historisë së Botërorëve.

Dhe ka qenë vetë ish-­mbrojtësi suedez që e ka rrëfyer këtë në një shkrim për “Times”. Homazhi i tij për Cruyff është një kujtim i sinqertë dhe prekës: “Cruyff më ka dhuruar momentin e karrierës për të cilin ndihem më shumë krenar.

Ajo finte më ka bërë të futem në histori. Është pikërisht falë asaj magjie të Johan, që të gjithë më mbajnë mend”

“Ka qenë një nder për mua të isha përballë teje kur vendose të prodhoje atë magji. E kam parë filmin e Kupës së Botës 1974 shumë herë.

Familja ime dhe të gjithë miqtë e mi më tallin gjithmonë kur e shikojnë atë finte! Por çfarë duhej të kisha bërë për ta ndalur? Cruyff ka qenë më i madhi i të gjitha kohërave. Ishte i shpejtë, i zgjuar. Gjatë karrierës sime kam luajtur kundër lojtarëve të mëdhenj, por nuk jam përballur kurrë me një më të fortë se ai.

Jam ndeshur katër herë me të, nuk kam fituar kurrë. Ishte i pakapshëm. Çdo herë që mundohesha ta ndalja e pasonte menjëherë topin te shokët e ekipit dhe ti mbeteshe në vend. Ishte një lider dhe ishte idhulli im. Do të mbetet gjithmonë në zemrën time”.

Ju sugjerojmë

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!
Bota

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!

19 Maj, 2025 8:14 pm
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
Rajoni

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

19 Maj, 2025 7:42 pm
Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në
Politikë

Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në

19 Maj, 2025 7:37 pm
Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë
Kryesore

Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë

19 Maj, 2025 7:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Kronikë

Veliaj bën rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

19 Maj, 2025 7:24 pm
Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin
-Jetë dhe Stil

Nis epoka e re astrologjike, Meri Shehu rendit shenjat që do të ngadalësojnë ritmin

19 Maj, 2025 7:21 pm
Telefonata mes dy liderëve, zbulohet çfarë i tha Putin presidentit Trump
Bota

Telefonata mes dy liderëve, zbulohet çfarë i tha Putin presidentit Trump

19 Maj, 2025 7:01 pm
Ngre siparin Euro U-17, kryeministri Rama i pranishëm në ndeshjen hapëse
Kryesore

Ngre siparin Euro U-17, kryeministri Rama i pranishëm në ndeshjen hapëse

19 Maj, 2025 6:49 pm
Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë
Life Style

Anija më e madhe në botë në formë breshke që do të mbajë 60 mijë pasagjerë

19 Maj, 2025 6:47 pm
Osmani takim me Limaj, u diskutua lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani takim me Limaj, u diskutua lidhur me përpjekjet për konstituimin e Kuvendit

19 Maj, 2025 6:15 pm
Para

Virusi Zika edhe në Maqedoni?!

Klienti i prostitutave: Kërkova thjesht një vajzë për seks…

Klienti i prostitutave: Kërkova thjesht një vajzë për seks...

Era pranë Norës për 30 vjetor

Era pranë Norës për 30 vjetor

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!

Telefonata me Putin, Trump: Rusia dhe Ukraina do të nisin negociatat për armëpushim!
19 Maj, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar pas bisedës telefonike që realizoj me homologun rus, Vladimir...

Lexo më shumë

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani

Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani
19 Maj, 2025

Është kërcënuar me jetë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Kërcënimi ndaj Osmanit është bërë nëpërmjet një e-maili të dërguar në...

Lexo më shumë

Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në

Humbi zgjedhjet në Elbasan, Alizoti falenderim për demokratët që votuan PD-në
19 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Elbasan, Tomor Alizoti ka reaguar pasditen e sotme për herë të parë pas humbjes...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë

Përfundon numërimi/ Xhaçka mposht Gjylametin, mban mandatin e deputetes në Tiranë
19 Maj, 2025

Ka përfunduar numri i votave të diasporës për qarkun  Tiranës. Pas një beteje të fortë me Blerina Gjylametin, Olta Xhaçka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com