Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata liroi ditën e diel, Matilda Mertinin dhe Deivis Mukën.
Në dokumentin e Prokurorisë, duket qartë që është ndryshuar me korrektor masa e sigurisë, nga “arrest me burg” në detyrim paraqitje” për Deivis Mukën.
Ndërsa për Matilda Mertini, 24 – vjeç, prokuroria Elina Kombi, duket se ka qenë e vendosur që ta lerë “detyrim paraqitje”. Më poshtë shihet dokumenti i pa korrektuar i kërkesës që prokurorja i paraqiti gjykatës.
Dy të rinjtë u arrestuan nën akuzën për vjedhje të kryera në disa automjete, me anë të një pajisje që bllokonte mbylljen e makinave me pult.
Policia njoftoi se ata kishin kryer të paktën 9 vjedhje të tilla.
Por prokuroria i ka akuzuar vetëm për një ngjarje. Këtë e provon ky material i Prokurorisë.
Bëhet fjalë për vjedhjen e një mjeti në parkimin e një qendre tregtare në Vorë nga ku janë marrë dhe këto foto.
Nga mjeti janë marrë disa parfume, një palë syze dhe një orë rolex.
Sipas argumetimit që ka bërë prokurorja, gjykata duhet të marrë parasysh përshtatshmërinë e masës së sigurimit me burg dhe te vendose “detyrim paraqitje”, një masë që siç shihet është vënë me korrigjim në shkresën e prokurorise.
Deivis Muka e ka marrë përsipër vetë autorësinë e vjedhjes me pajisjen e sofistikuar që bllokonte mbylljen e makinave, ndërsa Matilda Martini ka deklaruar para prokurores së çështjes se nuk kishte dijeni se çfarë aktiviteti kryente miku i saj.