Ndeshja mes Alhaurin de la Torre B dhe El Palo, e zhvilluar në ligën inferiore të Spanjës, ka përfunduar në mënyrë të turpshme.
Samuel GP, lojtari i skuadër spanjolle Alhaurin de la Torre B, është therur me thikë menjëherë pas ndeshjes, raporton e përditshmja sportive madrilene AS.
Lojtari është therë dy herë me thikë afër zemrës nga njerëz të panjohur. Ai është dërguar menjëherë në spital ku i është nënshkruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Sipas mediave spanjolle gjenda e Samuel GP është ende kritike për jetën.