Policia e Lezhës, pas hetimeve lidhur me aksidentin e ndodhur, informon se automjeti është i përshtatur për përdorim nga persona me aftësi të kufizuar.
“Automjeti tip Benz AA 120 NI ishte i modifikuar në mënyrë artizanale dhe nuk e ka kaluar testin e kontrollit teknik. Teknikisht mjeti nuk duhej te dilte në qarkullim” njofton policia.
Drejtuesi i mjetit, tashmë i ndaliar, Pashk Vokrri, 58vjeç, banues në Pllanë, humbi kontrollin gjatë drejtimit të mjetit duke marrë përpara njerëzit që ndodheshin në treg.