Ylli argjentinas theksoi ambiciet e ekipit ku luan gjatë një ngjarjeje masive promovuese, të mbajtur në Barcelonë. Leo Messi theu heshtjen e tij, për të mbajtur me shumë kujdes një fjalim në ngjarjen promovuese të nënshkrimit të tij me kompaninë kineze celulare, “Huawei”, si imazh i saj.
Në një mjedis me më shumë se 100 gazetarë nga e gjithë bota, lojtari ka theksuar se forca e grupit është një gjë e madhe në këtë klub, ndërkohë që zbuloi qëllimin e të gjithëve te Barcelona: të përsëritet “tripleta”.
Argjentinasi ka kërkuar të bëjë të qartë: “Barcelona nuk varet nga “tridenti” MSN. Ne kemi një staf shumë të madh dhe grupi është më tepër se tre lojtarë. Ne kemi lojtarë të mahnitshëm, nuk ka se si të varemi vetëm nga disa.
Të gjithë janë të mirë, kanë sjellë këtë nivel sulmues dhe mbrojtës.” Messi ishte i matur, por edhe ambicioz: “Qëllimi im është të fitoj gjithçka me Barcelonën dhe Argjentinën. Në Barcelonë jemi afër lojërave vendimtare dhe ëndrra është për të përsëritur “tripletën”.
Lionel Messi ka fituar pesë herë “Topin e Artë, më shumë se askush tjetër Nëse ngulni këmbë te vlerat e “trident”, ju shpjegoj sërish se tërë grupi ka merita dhe një marrëdhënie të mirë, jo vetëm MSN. Qëndrojmë me përulësi, sepse duhet të punojmë çdo ditë, në mënyrë që të vazhdojë të luajmë në nivele të larta. Në çdo stërvitje hyjmë me mentalitetin e duhur, të të qenurit superiore ndaj të tjerëve, për t’i fituar të gjitha. Atmosfera e mirë e jetës së përditshme këtu na ndihmon shumë.”
Mediat e pyetën se ku do të donte ta përfundonte karrierën e tij. Argjentinasi pohoi: “Një ditë dua të luajë Newell, por duhet të jem i sinqertë, nuk e di nëse kjo do të ndodhë.”