TIRANE- Sheshi Nënë Tereza do të ndryshojë sërish. Këtë e ka bërë të ditur kryetari Erjon Veliaj gjatë një takimi me kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Më ven mirë që i prezantova Shpendit planet tona për sheshin “Skënderbej”, nuk do kemi këtë trafik dhe zhurmë. Pllakat dhe gurët do vijnë nga Kosova dhe bimët nga viset shqiptare. I gëzohem suksesit të tij në Prishtinë. Jemi optimistë për mënyrën se si Prishtina po shkon në
drejtimin e duhur”, deklaroi Veliaj.
Gjatë fjalës së tij, kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti theksoi se Tirana dhe Prishtina kanë çfarë të shkëmbejnë dhe çfarë t’i mësojnë njëri-tjetrit.
“Tash është ideja që të vazhdojmë me hapa konkret në bashkëpunimin mes komunave. Kemi çfarë shkëmbejmë. Ka shumë gjëra që mund t’i mësojmë nga njeri-tjetri. Mundemi bashkë me Tiranën të aplikojmë për fonde evropiane”, deklaroi Ahmeti.