Deputeti i PS-së, Eduart Ndocaj është bërë nostalgjik ditën e verës dhe ka postuar një foto nga dita e tij e dasmës. Ja çfarë shkruan deputeti kaubojs në faqen e tij në Facebook.
“Të dashur miq gëzuar Ditën e Verës, festës popullore me të lashtë që festojnë shqiptarët. Gëzojnë këtë festë si ditën e ripërtëritjes, lulëzimit të natyrës pas daljes nga dimri dhe ngricat e tij, por shpresë për kohë më të mira për shqiptarët . Duke iu uruar mbarë shqiptarëve gëzuar këtë festë, le të shpresojmë ne që këtë pranverë do të lemë mënjanë edhe inatet dhe urrejtjet që ka krijuar kjo politike 25 vjeçare duke ju fut ne konflikte duke krijuar vuajtje dhe papunësi . Le të urojmë njëri-tjetrin gëzuar paqe dhe harmoni për shqiptarët”.