Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësuesi që dhunoi nxënësit. Flasin djemtë: Ja kurthi që i ngritën babait tonë…

2016/03/13 at 9:10 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësuesi që dhunoi nxënësit. Flasin djemtë: Ja kurthi që i ngritën babait tonë…

Dy djemtë e Agim Muçës, Sokol e Alket Muça, emigrantë në Itali, kanë mbërritur dje pranë familjes, në fshatin Orzhanovë të Ostrenit, për të qenë në krah të nënës së tyre dhe për të ndjekur vlerësimin e masës së sigurisë të babait në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Dibër.

“Jemi familje e nderuar dhe jemi befasuar për atë çfarë i ndodhi babait tonë. Babi dhe nëna jonë kanë më­suar disa breza fëmijësh në krahinë. Babai prej 40 vitesh ka ushtruar profesionin e arsimtarit dhe nuk është njohur kurrë si njeri i dhunshëm”, tha për “Panoramën” Alket Muça. Sipas tij, janë dy-­tre banorë të fshatit që sajuan akuzën e dhunimit të nxënësve. Sipas tyre, Agimi ka pasur marrëdhënie mjaft të mira e korrekte me nxënësit.

“Në katër dekada pune, thotë Alket Muça, babai nuk është qortuar një herë. Ai dhe mami kanë qenë edukatorët më të mirë të krahinës së Gollobordës. Prej muajsh jemi njoftuar se babait do t’i ngrenë kurth për ta larguar nga puna, por ne nuk ia thamë, për të mos e shqetësuar.

Në muajin shtator të vitit 2015, një miku im më ka thënë se ndaj babait do të ngrihen akuza e kurthe për ta larguar nga puna”, vijoi rrëfimin e tij djali i Agim Muçës. Ai nënvizoi se familja e tyre nuk ka pasur konflikte në fshat me askënd.

“Ne, tha Muça, kemi pasur dhe kemi marrëdhënie shumë korrekte me të gjithë banorët e fshatit. Nëna ime doli në pension si mësuese e nderuar.

As konflikte pronësie nuk kemi pas me askënd. Qëllimi i akuzave të ngritura ka të bëjë me largimin e babait nga puna dhe zëvendësimi me dikë tjetër”.

Sakaq, djali tjetër, Sokol Muça, përsërit herë pas here shprehjen se: “nëse babai ynë vërtet ka dhunuar nxënësit e fshatit, ne e dënojmë aktin e tij”.

Duke dashur të kundërshtojë deklarimet e banorëve të fshatit Orzhanovë, nxënësve dhe prindërve, Sokol Muça shprehet se vajza 13­ vjeçare që është parë në ekranet e televizioneve kombëtare e lokale nuk është nxënëse e shkollës së ciklit të ulët Orzhanovë, por mëson në shkollën 9­ vjeçare Ostren.

“E takuam vajzën që gënjeu në të gjitha televizionet dhe e pyetëm përse e bëri këtë gjë, përse mashtroi se ishte dhunuar nga babai ynë”, thotë Sokol Muça.

Sipas tij, vajza e mitur është nxitur nga prindërit për të thënë të pavërteta në media, madje i ka pohuar atij se: “Mësues Agimi nuk më ka rrahur”.

Ai shton se ka grumbulluar prova e fakte dhe ia ka vënë në dispozicion avokatit të babait. “Kam vajtur në Qendrën Shëndetësore Ostren, në Spitalin e Bulqizës dhe kam marrë gjithë dokumentacionin që ato kanë. Na rezulton se askush nuk ka marrë mjekim apo ka pësuar dëmtime fizike nga Agim Muça”, thekson djali i dytë i familjes Muça.

Ai shprehet se është vetë baba i katër fëmijëve dhe nuk e toleron të atin, nëse ai ka dhunuar fëmijët e fshatit.

“Nëse babai ynë ka dhunuar 12 nxënësit e shkollës fillore të Orzhanovës, ne e dënojmë veprimin e tij, por jemi të sigurt se e gjitha është një sajesë dhe kurth për ta larguar nga puna para daljes në pension”, tha Sokol Muça.

Dy djemtë e Agim Muçës janë të mendimit se ekstremistë të djathtë të zonës janë regjisorët e këtij “kurthi”, pasi mësuesi njihej në krahinë se kishte bindje të majta.

Sokol e Alket Muça do të ndjekin sot seancën gjyqësore për masën e sigurisë të prindit të tyre. Madje, ata thonë se do të japin më shumë prova e fakte për mediat se gjithçka është e sajuar nga dy­tre bashkëfshatarë të tyre./ Panorama.al

mesuesiiiiimesuesi

Ju sugjerojmë

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
-U tha në Opinion

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

15 Maj, 2025 10:51 pm
Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
-U tha në Opinion

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

15 Maj, 2025 10:41 pm
Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
-U tha në Opinion

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

15 Maj, 2025 10:28 pm
Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …
Politikë

Berisha në Bruksel: Mora mbështetje nga partitë anëtare të IDU për rikthimin e …

15 Maj, 2025 9:11 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Para
Tritoli trondit mëngjesin në Tiranë. Ja kush është objektivi i atentatit

Tritoli trondit mëngjesin në Tiranë. Ja kush është objektivi i atentatit

Tani nuk bind askënd. Ja e ardhmja e tij. Mancester UTD i jep duart Januzajt

Tani nuk bind askënd. Ja e ardhmja e tij. Mancester UTD i jep duart Januzajt

Ploagosja e treshe dje në Durrës. Ja pse u zunë të rinjtë me njëri-tjetrin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra

Ori Nebiaj kritike ndaj PD: Riciklohen të njëjtat fytyra
15 Maj, 2025

Rezultatet e zgjedhjeve të 11 Majit, kanë ngjallur zhgënjim dhe mosbesim tek selia blu. Humbja e opozitës ka nxitur shumë...

Lexo më shumë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë

Sejamini parashikon zgjedhje të parakohshme në Tiranë
15 Maj, 2025

Analisti Neritan Sejamini u shpreh në emisionin “Opinion” këtë të enjte se opozita duhet të reflektojë. Sipas tij, pavarësisht rezultatit...

Lexo më shumë

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur

Vota e diasporës dhe zarfet e ardhur nga Greqia, Balla sqaron se çfarë ka ndodhur
15 Maj, 2025

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla ishte mbrëmjen e sotme në një lidhje për emisionin ‘Opinion’, ku...

Lexo më shumë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com