Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Etnografja franceze, kostumet popullore shqiptare një mjeshtri e rrallë

2016/03/13 at 12:30 AM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Etnografja franceze, kostumet popullore shqiptare një mjeshtri e rrallë

Një dorëshkrim, shtypur me makinë shkrimi, i dorëzuar në ambasadën shqiptare në Francë, kishte mbetur në sirtar, dekada e pabotuar; ishin mbresa udhëtimi nga etnografja franceze Zhaklinë, kur kishte përjetuar jetën e egër në veriun shqiptar, me bashkëshortin e saj Rene Benezech, etnograf i cili ka koleksionuar mbi 700 foto nga Shqipëria.


Luan Rama që e sjell në shqip këtë udhëtim, bashkë me historinë e koleksionit të famshëm, me sende dhe foto, që ruhen në “Muse de l’Homme” në Paris

Etnografja franceze Zhaklin Benezech mban një histori të veçantë: Lë dorëshkrim mbresat e një udhëtimi të ashpër në veriun shqiptar, në fundin e viteve ’30-të, e shtypur vetë me makinë shkrimi dhe që mbajnë korrigjimet me dorë si dhe foto të rralla. Në malet e Vermoshit, Zhaklinë u bë nune e një foshnjeje shqiptare, Pashkës; i kishte prerë flokët në mënyrë ceremoniale, kishte dhënë dhuratat e saj, një shami mëndafshi dhe monedha argjendi. Sipas traditës e maleve, familja i lë shenjë një pako llokume Rënese (etnograf, bashkëshortit të Zhaklinës) dhe çorape leshi të punuar nga nëna e foshnjës. Janë histori familjare që do të donte t’i kthehej pas atij udhëtimi. Por nuk ndodhi më.
Kjo eksperiencë e çiftit francez në veriun e Shqipërisë është transmetuar në“Radio- Francë”, pas kthimit të tyre në vitin 1939, regjistrim që ruhet bashkë me koleksionin e pasur të etnografëve, dhuruar muzeut “Musee de l’Homme”. Ata kanë treguar për pasurinë e kostumeve, zakonet, punimet e qelesheve, zbukurimin e armëve, historitë e Kanunit etj.
Ja çfarë shënojnë për malësorët: “… Sigurisht, vështirë të imagjinoja kostum më hijerëndë dhe njëkohësisht më të jashtëzakonshëm nga bukuria dhe me një prerje aq mjeshtërore, çka e bën xhubletën një përjashtim midis kostumeve më të habitshme fshatare, ku gjithçka duket se qëndron në valëzimin e ngjyrave. Prerja e kostumeve popullore shqiptare çka është një nga konstatimet që më ka bërë më shumë përshtypje, është gjithnjë mjeshtëria e rrallë e punimit të tyre. Kjo të çon gjithnjë drejt krijimeve me një origjinalitet të madh, me silueta veshjesh që nuk e kemi zakon t’i gjejmë diku tjetër. Dhe nuk dyshoj se artistët tanë të modës parisiane do të gjenin aty një burim të madh frymëzimi…”
Studiuesi Luan Rama tregon në këtë rast, se nisi të kërkonte më shumë rreth jetës së dy etnografëve francezë Rene dhe Zhaklinë Benezech, pse ky dorëshkrim mbeti për dekada e pabotuar në sirtarët e ambasadës?!
“Por habia më e madhe ishte se kur u riktheva në Musée du Quai Branly për të seleksionuar fotografitë, pashë se tashmë kisha të bëja me një fond edhe më të madh, prej 706 fotografish dhe pikërisht aty gjeta dhe personazhet që René dhe Jacqueline kishin takuar dhe që ai kishte fotografuar gjatë atij udhëtimi: Preng Calin me gruan e tij të vogël, Kol Petrushin me familjen e tij, Fran Zefi me gruan e tij, pater Antonin e kishës së Thethit, malësorët e rinj që i kishin gjetur një natë stuhie dhe i kishin nxjerrë gjer në shtëpitë e tyre, Frani, Nikolla, Gjergji… Të gjithë ishin aty. Ishte një koleksion i jashtëzakonshëm që meritonte padyshim një ekspozitë të madhe, pasi nuk ishin vetëm personazhet e peizazhet e veriut, por ishin skena të jetës shqiptare në disa qytete të Shqipërisë së vitit 1938”. tregon Rama.

Rama tregon se ekspozita e parë ku është përfshirë koleksioni i fotove të çiftit francez është hapur në Paris në nëntor të vitit 1965, nga ambasadori shqiptar Kristaq Misha si dhe autoritetet franceze. Zhaklinë Benezech vdiq në moshën 101-vjeçare, në vitin 2004, pa e vizituar më Shqipërinë. (Violeta Murati/Mapo)

(fragment)

E enjte, 27 tetor
Nuk hoqëm keq të ngriheshim para se të agonte, pasi dita nuk po zbardhte. Qielli ishte aq i zënë sa ashtu qorrazi do na duhej të bënim gati bagazhet dhe të gjenim materialet tona të shpërndara nëpër atë grumbull fasulesh. Ishte një nga ato ditë ku e vetmja gjë që mund të bëje, ishte të qëndroje në cep të zjarrit. Atje poshtë, në fushën e vogël të misrit, ku kuajt kishin kaluar natën, Asllani dhe Ismaili, më të ngrysur se vetë koha, vëzhgonin bagazhet pa vendosur të vinin dorë mbi to. Litarët ishin ngurtësuar nga lagështia e natës. Kuajve nuk ua kishin hequr shalët pasi ato ishin të lagura. Indiferent nga porositë e mia, më i zbehtë dhe i pakënaqur se kurrë, Asllani nguli këmbë të vendoste para kohe mbulesën e kuqe mbi shalën time, e cila sigurisht nga ai shi i imët, për disa minuta do të shndërrohej në një lloj sfungjeri. B. ishte i ngrysur në fytyrë më shumë se ndonjëherë tjetër. Ai bisedonte me xhandarin. Kryetari dukej më i ndryshëm dhe më i ngrysur se dje. Në thellësi të vetvetes, B. duhej të kishte shumë frikë të ndërmerrte atë etapë që për herë të parë do ta bënte pa xhandarë dhe në një zonë tjetër të shkretë e të virgjër.

 



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Shqiptarja ther të dashurin italian dhe më pas i vë flakën

Shqiptarja ther të dashurin italian dhe më pas i vë flakën

Foto/ Ky është restoranti më i vjetër në botë

Foto/ Ky është restoranti më i vjetër në botë

Njihuni me qytetet më të shtrenjta për të jetuar në vitin 2016 

Njihuni me qytetet më të shtrenjta për të jetuar në vitin 2016 

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}