Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndryshime në Kodin e Familjes/ Ja propozimet që deputetja Majlinda Bregu do të dërgojë në Kuvend

2016/03/11 at 11:58 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ndryshime në Kodin e Familjes/ Ja propozimet që deputetja Majlinda Bregu do të dërgojë në Kuvend

Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu, do ti propozojë parlamentit në seancën plenare të radhës, ndryshime në Kodin e Familjes, me qëllim përmirësimin e tij të mëtejshëm, duke e përafruar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, por edhe për ta bërë më të interpretueshëm në kushtet ku ndodhet sot Shqipëria.  Në një status në profilin e saj në facebook, deputetja Bregu parashtron edhe propozimet përkatëse si edhe problematikat e evidentuara.


Statusi me propozimet përkatëse….

Pas propozimeve që paraqita në 2013 për ndryshime në Kodin Penal për ashpërsimin e masave kundër dhunës në familje të cilat sot janë në fuqi dhe dy propozimeve të tjera të depozituara vjet, po ju paraqes disa nga ndryshimet të cilat do të paraqes në Kuvend.

Janë sugjerime për të përafruar më shumë Legjislacionin Shqiptar me Konventën e Stambollit dhe atë të CEDAË, pjesë e përfundimeve të ekspertëve të cilët u paraqitën edhe në Tryezen e Reformës në Drejtësi me fokus Gruan e Familjen dhe që i falenderoj për punën e qëmtuar me kujdes.

Krimi në Familje vazhdon të jetë një nga Krimet me numër më të lartë viktimash, një terrorizëm i pastër, i qartë, i çmendur.

Do t’ ju lutesha të jepnit mendimet e komentet tuaja para se këto propozime të marrin përfundimisht formën e inisiativave ligjore , javën në vijim.

***Përmirësimi i disa elementeve të Kodit të Familjes, me parimet e barazisë gjinore***.

  1. Neni 7 i Kodit të Familjes

Parashikimi i KF” Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe. “

Problematika e evidentuar: Të saktësohet çështja e legjitimimit aktiv në rastet e kërkesës së lidhjes së martesës nën moshë për shkak se praktika ka ecur në drejtime të ndryshme duke legjitimuar herë vetëm prindërit e herë vetëm të miturit;

  1. Neni 54 Kontributi i bashkëshortëve

Parashikimi i KF “ Në qoftë se kontributi i bashkëshortëve për detyrimet që rrjedhin nga martesa nuk është rregulluar me kontratën martesore, ata do të kontribuojnë për nevojat e familjes në përputhje me kushtet dhe aftësitë e tyre.”

Problematika e evidentuar: duhet shtuar “ Secili nga bashkëshortët mund të kërkojë gjyqësisht marrjen e masave urgjente në rastet kur bashkëshortit tjetër ndërsa i ka kushtet e mundësitë nuk bën asnjë përpjekje përsa i përket kontributeve ose vepron me keqbesim. “

  1. Neni 61 Masat urgjente

Parashikimi I KF: “ Në qoftë se njëri nga bashkëshortët nuk plotëson në mënyrë të dukshme detyrimet e tij dhe vë në rrezik interesat e familjes, gjykata, me kërkesën e bashkëshortit tjetër, mund të përcaktojë të gjitha masat urgjente që lidhen me ta.”

Problematika e evidentuar: “ Zgjatja e masave të parashikuara në këtë nen duhet të jetë e përcaktuar dhe në asnjë rast të mos i kalojë 3 vjet. Nuk është rregulluar shpejtësia e gjykatës. Nga ana tjetër, në rastin e vendit tonë, masat urgjente në çështjet familjare nuk mbështeten me burime të mjaftueshme për të mbrojtur interesat e familjes. Pra, nga ana e shtetit dhe institucioneve nuk ka mjete adekuate në dispozicion për të mbështetur jetën e familjes të vënë në rrezik. Gjykata duhet të tregojë gatishmëri për të vepruar në çdo kohë. Psh, nëse asaj i paraqitet një rast i zgjidhjes së martesës dhe çifti rezulton se ka fëmijë ndër të cilët disa janë të regjistruar dhe të tjerë të paregjistruar në gjendjen civile, atëherë, si masë emergjente është adresimi i problemit të regjistrimit të fëmijës/ve dhe pezullimi i procedurës së zgjidhjes së martesës deri sa të bëhet regjistrimi i fëmijëve. Mundësisht të parashikohen raste se kur mund të lejohet gjykata për të vepruar me iniciativën e vet;

  1. Neni 164 Bashkëjetesa:

Parashikimi i KF” Personat bashkëjetues mund të lidhin marrëveshje para noterit, ku përcaktojnë pasojat që rrjedhin nga bashkëjetesa lidhur me fëmijët dhe pasurinë gjatë bashkëjetesës.”

Problematika e evidentuar:” Sugjerohet te shtohet: “duke respektuar me konsekuencë parimet e barazisë në çift, barazisë gjinore dhe reciprocitetit. Çdo marrëveshje që cenon këto parime është e pavlefshme.”

  1. Mbarimi i detyrimit ndërmjet bashkëshortëve[n.200]

Parashikimi i KF

Problematika e evidentuar: Sugjerohet qe kjo dispozite teparshikoje:“Në mungesë të sa më sipër, pas 6 vjetësh nga zgjidhja e martesës, me kërkesë të njërit nga ish bashkëshortët, gjykata bën vlerësim i vazhdimësisë ose jo detyrimit për ushqim.”

  1. Problematika qe lidhen me rastet e dhunes ndaj grave-ndryshime ne Kodin e Procedures Penale
  2. Informimi

Në Kodin e Procedurës Penale është e nevojshme të ketë një dispozitë të posaçme që të vendosë: Detyrimin për informimin e viktimës me informacion të mjaftueshëm dhe në kohë, në një gjuhë që kuptojnë në lidhje me shërbimet e disponueshme mbështetëse dhe masat e të drejtat që burojnë nga ligji.

Të parashikohen dispozita që garantojnë viktimat, të kenë informacion dhe ndihmë ligjore për t’iu drejtuar mekanizmavendërkombëtarë të ankesave individual/kolektiv. Kjo mund të bëhet përmes dispozitave për informim që do të vendosen në Kodin e Procedurës Penale.

  1. Kompesimi i viktimave te dhunes:

Problematika e evidentuar: Amendimi i Kodi i Procedurës Penale duke përcaktuar një sistem më të përshtatshëm për kompensimin e viktimave të dhunës ndaj grave dhe të viktimave të dhunës në përgjithësi (Dëmi moral, detyrimet institucionalepër dëmin etj.).

  1. Ekzekutimi i vendimeve të gjykatës për kompensimin e viktimave të trafikimit.

Duhet te parashikohet se nga fondi i pasurive të sekuestruara të autorit të veprës penale, përpara se këto të konfiskohen dhe të kalojnë në pronësi të shtetit.

 

 



Ju sugjerojmë

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
-U tha në Opinion

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

8 Maj, 2025 10:52 pm
Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
-U tha në Opinion

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

8 Maj, 2025 10:46 pm
Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
-U tha në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

8 Maj, 2025 10:32 pm
“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
-U tha në Opinion

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

8 Maj, 2025 9:42 pm
“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit
-U tha në Opinion

“S’punojmë për të bërë Berishën kryeministër”,Berisha komenton deklaratën e Këlliçit

8 Maj, 2025 9:23 pm
Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria
-U tha në Opinion

Samiti i BE/ Berisha: Do të lobonim kundër Ramës, por nuk e meritonte Shqipëria

8 Maj, 2025 9:20 pm
A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti
-U tha në Opinion

A do të tërhiqet? Berisha: Ça mo? Një misionar e tërheq vetëm zoti

8 Maj, 2025 9:19 pm
BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës
Rajoni

BE për vizitën e Vuçiç në Rusi: Të përmbahet nga agresioni i Putinit ndaj Ukrainës

8 Maj, 2025 9:13 pm
Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij
-U tha në Opinion

Mund të udhëtojë drejt SHBA, Berisha: Rama mori përgjigje nga DASH për aktin e tij

8 Maj, 2025 9:08 pm
“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!
Aktualitet

“Stop” sheh filxhan për zgjedhjet e 11 majit: E ka të marrë, del me fitore!

8 Maj, 2025 9:05 pm
Para
Ja vendet më të shtrenjta në botë

Ja vendet më të shtrenjta në botë

Totti bëhet me vajzë. Ja lidhja e çuditshme me trajnerin Spaleti

Totti bëhet me vajzë. Ja lidhja e çuditshme me trajnerin Spaleti

Video/ Brenda një magazine. Ja si kultivohej droga me llampa elektrike

Video/ Brenda një magazine. Ja si kultivohej droga me llampa elektrike

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?

Çfarë “dhurate” i la Berisha Fevziut për kryeministrin Edi Rama?
8 Maj, 2025

Nga studioja e Opinionit, Sali Berisha kishte një thirrje dhe një dhuratë për kryeministrin Edi Rama. I ftuar mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!

Fushata e fundit e tij? Berisha: E di Zoti dhe demokratët!
8 Maj, 2025

Së bashku me ekipin e tij, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në studion e Opinion në TV Klan. Teksa...

Lexo më shumë

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion

Pse shqiptarët duhet të zgjedhin PD në 11 Maj? Berisha shpalos programin në Opinion
8 Maj, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte mbrëmjen e sotme në emisionin 'Opinion' në TV Klan. E teksa tre ditë...

Lexo më shumë

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …

“Non grata”, Berisha: Diplomati amerikan i kërkoi Ramës e Bashës që …
8 Maj, 2025

Betejën kundër sanksionimit amerikan “non grata”, Sali Berisha thotë që e ka bërë i vetëm dhe në interes të Shqipërisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com