Një arbitër në kategorinë e katërt angleze ka çuditur çdokënd, ndërsa ka fishkëllyer përfundimin e pjesës së parë të ndeshjes sapo ekipi mik ka shënuar golin e fitores, i cili më pas është anulluar.
Arbitri Trevor Kettle shtë bërë kësisoj protagonist në ndeshjen AFC Wimbledon-Accrington Stanley Nga një distancë vetëm pesë metra nga porta Billy Kee godet topin drejt cepit të majtë të portës. Por para se topi të shkonte në portë dëgjohet fërshëllima e arbitrit që nënkupton përfundimin e pjesës së parë. Pra goli nuk është i vlefshëm.