Ray Tomlinson, i njohur botërisht si krijuesi i e- mail është ndarë nga jeta të dielën në moshën 74-vjeçare, sikurse ka bërë me dije punonjësi i tij Raytheon, për CNN.
Tomlinson në vitin 1971 shpiku e- mailet direkte, ndërsa deri në atë moment, mesazhet elektronike ishin shpërndarë brenda një rrjeti shumë të limituar njerëzish.
Në mesazhin e mëposhtëm dhënë ne Twitter, drejtuesit e Gmail, shprehin falënderim dhe ngushëllimet për humbjen e Tomlinson.”Faleminderit Ray Tomlinson, për shpikjen e e mailit dhe vendosjen e shenjës @ në hartë,” shkruhet në postim.
Tomlinson, i diplomuar në Institutin Politenik Rensselaer, ishte duke punuar për një firmë teknologjike në Boston, kur në vitin 1971 vendosi të gjejë një mënyrë përmes së cilës njerëzit të dërgojnë mesazhe ne kompjuter.
Në atë kohë Tomlinson e quajti ARPANET, ndërsa idea e dërgimit të mesazheve nga një kompjuter në tjetrin ishte tërësisht novacion, kur vetë kompjuterat ishin pajisje të mëdha, që mbushnin tërë dhomën.