Ka nisur një tjetër përplasje midis shoqërisë civile dhe policisë bashkiake, pasi kundërshtarët e ndërtimit të këndit të lojrave brenda parkut të Liqenit kanë kërkuar që të ngrejnë çadra pranë këtij parku. Kjo gjë është kundërshtuar nga Policia Bashkiake, ku nga përplasja ka mbetur i lënduar edhe një polic bashkiak i cili ka humbur ndjenjat dhe është çuar me urgjencë në spital. Shoqëria civile i ka pritur me karafila policët bashkiakë, një shenjë kjo për tju thënë që ne nuk jemi vandalë. Pritet në vazhdim se si do të përshkallëzohet kjo protestë e cila është në fillesat e saj.
http://www.dailymotion.com/video/x3w62tw_protesta-te-liqeni-polici-humb-ndjenjat_news