Erion Veliaj ka shumë punë, këtë e kemi degjuar shpesh nga vetë ai por edhe nga njerëzit e tij më të afërt.
Madje Veliaj hyn tek ata politikanë të cilët punët e tyre i reklamojnë shpesh edhe në rrjete sociale si “Facebook” por edhe “Instagram” së fundmi, sepse ai pretendon të jetë një kryetar ndryshe.
Por sigurisht koha që shtrëngon dhe “hallet” e mëdha që e kanë përfshirë këto kohë mund ta kenë larguar disi nga një “detyrim” të cilin ai e kishte shumë përzemër kur garonte për postin që mban aktualisht. Në këtë rast flasim për mbeshtetjen e vazhdueshme që ai duhet të tregojë për ekipin e “Tiranës”.
Bashkia që ai drejton zoztëron 35% të aksioneve dhe minimalisht duhet të interesohet më shumë për këtë ekip.
Mbase Erion Veliaj sportin e ka pasion sa për të shkrepur disa foto apo për të krijuar imazhin e politikanit model perëndimor, një shembull ideal i të cilit është edhe kryetari Rama, por fakt është se ai shfaqet pak ose aspak gjate ndeshjeve që luan ky ekip. Kështu ndodhi edhe në derbin e fundit.
Erioni mungoi, e bashkë me të edhe golat per Tironën.