Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë filluar të refuzojnë vizat për gjyqtarët e korruptuar.
Lajmi është konfirmuar nga ambasadori Donald Lu përmes një komunikimi me publikun në rrjetet sociale.
Top Channel mëson dhe konfirmon se bëhet fjalë për Gjyqtarin Gjin Gjoni.
Këtij gjyqtari i është refuzuar viza për në SHBA.
Motivi është bërë publik nga vetë ambasadori i Shteteve të Bashkuara.