Nëse përmendim Jolezën, padyshim që nuk mund të rrimë pa nënvizuar edhe “perlat” që ajo nxjerrë nga goja. Së fundmi ka qenë në Shkup dhe ka publikuar një “selfie”, ku vlerëson zbulimet arkeologjike të këtij vendi.
Të njëjtën gjë ka bërë edhe kantautori Kastro Zizo, i cili nuk ka qenë në Shkup por në shtëpinë e tij në zonën e Liqenit. “Mirëmëngjes yje. Duke diskutuar me Rosat dhe Patat e zonës mbi ndotjen akustike. (Në sfond amfiteatri antik “Apollonia e re” 235p.e.s e sapo zbuluar nga ndërtues të çiltër)”, ironizon Kastro në rrjetet sociale.