Zinedine Zidane ka hequr dorë nga titulli i Spanjës. Pas humbjes 0:1 ndaj Atleticos, Real Madridi mund të shkojë në 12 pikë diferencë me pozitën e parë, nëse Barcelona mposht Sevillas.
Kjo e ka shtyre trajnerin e Los Blancos, Zinedine Zidane, që të mendojë se gara për titull ka përfunduar.
Ai ka thënë se ka besim të plotë në lojtarët se do të bëjnë gjëra të mëdha sezonin e ardhshëm.
“Gjasat për titull tashmë kanë përfunduar. Liga ka përfunduar. Humbja në shtëpi ndaj Atleticos na dhemb të gjithëve”, ka thënë Zidane.
“Kam besim në lojtarët se gjërat do të ndryshojnë vitin e ardhshëm dhe do të ketë ndryshime”, shtoi më tej Zidane.
“Është moment shumë i vështirë, por duhet të jemi profesional dhe të gjejmë një zgjidhje”, përfundoi francezi.