TIRANE- Ish-Kryeministri Sali Berisha ka përmendur emër për emër gjithë emrat e deputetëve të PS që ia i quan të inkriminuar.
Edmond (Armando) Prenga lejtnanti i Edi Ramës bëri atë deklatarë për të larë faqen e zezë të Edi Ramës. Por Armandi është vetëm njëri prej tyre, si ai janë një numër i madh deputetësh të cilët vjedhin pamëshirë nëpërmjet mandatit pasuritë ë e shqiptarëve . Kurrë nuk besoj të ketë ndodh që deputetët të përdorin pushtetin për të vjedhur pasurinë publike si vëllai Kokëdhima, Leskaj, Ilir Beqaj. Nuk janë më pak Sabri Abazi, nipi i të cilëit Arbër Abazi merr tenderat në shtet. Pjerin Ndreu, vëllai i të cilit merr tenderat e policisë private.