Një situatë e paprecedentë e cila mund të sjellë edhe fatalitet në njerëz. Ky është konkluzioni ku mund të mbërrish pas pamjeve të përcjella në videon e mëposhtme, ku një urban që bën linjën e Unazës, i stërmbushur me pasagjerë, vazhdon rrugëtimin e tij me derë të hapur. Një shkelje e hapur e rregullave të sigurisë në qarkullim, por që tregon edhe gjendjen në të cilën ndodhet sot shërbimi urban në Tiranë.