Aktorja hollivudiane, Angeline Jolie ndodhet në Cambodia ka thënë se nuk ka dëshiruar të bëhej nënë kur ishte më e re.
“Është e çuditshme por unë nuk kam dashur të bëhem me fëmijë. Nuk doja të mbetesha shtatzënë, nuk dija të mbaja një fëmijë dhe kurrë nuk e kisha menduar veten nënë”, është shprehur aktorja 40 vjeçare në një intervistë për Associated Press.
Aktualisht Jolie është nënë e gjashtë fëmijëve ndonëse po përflitet se ajo dhe bashkëshorti i saj, Brad Pitt janë në prag divorci.