Një vajzë shqiptare është bërë objekt debatesh në Gjermani, mes autoriteteve shtetërore dhe shoqërisë civile. 18-vjeçarja do të dëbohej nga shteti gjerman, madje ishte vetë kryetari i Gjykatës së Qarkut, Jens Gnisaka, në qytetin Bielefeld të Gjermanisë, i cili ka bërë thirrje për largimin e vajzës. Por Organizata e Mbrojtjes së Azilkërkuesve e ka kundërshtuar Jens Gnisaka. Ky i fundit ka kritikuar ndër të tjera organizimin e një demonstrate kundër dëbimit të shqiptares.
Sipas kryetarit të gjykatës, kjo mënyrë proteste ishte një marrje destruktive e anës dhe drejtohej kundër vendimit të pavarur të gjyqtarit. Për këtë arsye, gjyqësori hedh poshtë në mënyrë të vendosur një ndërhyrje të tillë. Por organizata e azilit e ka sulmuar vendimin dhe ka kërkuar nga një gjykatë më e lartë që ta shfuqizojë këtë vendim. Gjykata e Lartë e ka bërë shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Qarkut dhe ka shpallur ankesë kundër ndalimit të refugjates. Në korrik të vitit 2015 rreth 50 demonstrues kishin penguar policët që ta dërgonin refugjaten shqiptare në burgun për dëbim.
Pas shtatë orë rezistence, Gnisa u kishte premtuar protestuesve se do të bënte një shtyrje të procedurës. Pak ditë më vonë, komuna, për shkaqe humanitare kishte anuluar dëbimin e shqiptares. Megjithatë, rasti i vajzës në fjalë nuk është i vetmi që ka prekur gjermanët. Edhe një familje tjetër nga Kosova ka arritur të fitojë mbështetjen e komunitetit. Madje, disa nxënës gjermanë kanë nisur një peticion për mbrojtjen e familjes shqiptare nga riatdhesimi. Familja shqiptare kishte fat, pasi në momentin kur duhej të riatdhesohej në Kosovë, në aeroplanin Charter, nuk kishte vend për të. Pikërisht pas saj, shumë nxënës, shokë të fëmijëve të familjes nga Kosova, kanë nënshkruar një peticion për mbrojtjen dhe dhënies së azilit familjes në fjalë.
Rasti është regjistruar në qytetin gjerman Bookholberg. Sipas nxënësve të shkollës, fëmijët 13, 15 dhe 17 vjeç janë mirëintegruar dhe aktivizohen në futboll me klubet lokale. Deri tani janë grumbulluar 200 nënshkrime. Kjo kërkesë më vonë do t’i parashtrohet edhe kryeministrit, Stephen Weil.