Armando Cami, Ervis Markja dhe Saimir Markja janë tre shqiptarët që janë vënë në prangat e policisë italiane në Marcianise (Caserta), të cilët akuzohen për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.
Të tre, më 12 janar i kishin shpëtuar kontrollit të policisë, ndërsa udhëtonin në bordin e një Citroen Picasso, e regjistruar në emër të një kompanie që nuk ekzistonte.
Ndjekja ka vijuar deri në një pikë, ku të kërkuarit braktisen automjetin dhe vazhduan në këmbë arratinë. Gjatë kontrollit të makinës, policia gjeti në një sasi arsenali, gjashtë armë zjarri që rezultonin të vjedhura në një banesë në provincën e Bolonjës në 6 janar.
Me të zbuluar këto armë, kundër shqiptarëve është lëshuar menjëherë një urdhër arresti nga ana e Prokurorit Publik të Santa Maria Capua Vetere. Por kapja e tyre u bë vetëm një ditë më parë.