Nga Kristela Janina
‘Nëse unë jam cfarë kam dhe nëse unë humbas cfarë kam, atëherë cfarë jam unë?’
‘Kur i kulturuari hesht nga edukata, injoranti mendon se e lë pa fjalë’ është një shprehje që e kam lexuar diku online dhe që jam plotësisht dakort.
U bënë disa vite që në Shqipëri media i është shitur ‘djallit’. Mbase nga paaftësia profesionale, nga injorancia dhe militantizmi apo hamshoria e pronarëve dhe drejtuesve, nga lirshmëria që të fal interneti e që gjithkush me apo pa shkollë, për pak lek mund të hapi një portal [port(h)al sic do ta quante Aulona Musta në një shkrim në blogun e saj] ka rrëzuar kaq poshtë median shqiptare. Përditë e më shumë shohim vajza ‘të bukura’ që promovohen kudo nëpër media apo në internet sikur të ishin manekina panairesh. Më duken më tepër si promovime vajzash të zhveshura, të gënjyera,të mashtruara e të rrëmbyra,në ato dhomat e errëta me qelq, ku pas tyre janë barbarët e etur për ti blerë e për ti prostituar, me ndryshimin e vetëm se keto të shkreta janë aty prej një pakujdesie njerëzore ndërsa manekinat janë aty ku janë, shkojnë aty ku duan, me dijeni të plotë.
Manekinat janë si puna e cocainës, ajo është aty rreth nesh, prodhohet,trafikohet, shitet, konsumohet nën sytë tanë, por shumë pak e dinë, shumë pak e shohin, shumë pak e njohin, për më tepër shumë pak e pranojnë, por kjo s’përbën asnjë problem, cocaine vazhdon të jetë aty, ashtu sic cdo lloj droge tjetër përderisa qarkullojnë paranë. Në botë cdo gjë bëhet për para! Dhe drogën nuk e shpikëm ne, as prostitucionin,as manekinat, as eskortat, as trafikimet e tyre, as mafian. Ne i gjetëm ato dhe i përdorëm për tu pasuruar. Por nëse shqiptarëve të viteve 90’ mund tu falen shumë gabime, qoftë edhe më të rëndat meqënëse ishin disa kafshë të liruara nga kafazët e ‘Kopshtit Zoologjik të Komunizmit’ dhe syri u hante më shumë se stomaku, a mund tu falen këto gabime të tmerrshme shqiptarëve të shek të XXI?
Pavarësisht se jetojmë në vitin kalendarik 2016,me një jetë kryeqytetase që mund tia kalojë nga luksi,lekët dhe liria publike edhe asaj amerikane, përsëri jemi te dyzuar, përsëri jemi arkaik, përsëri jemi të prapambetur. Mendojmë se kemi evoluar meqënëse vishemi bukur dhe shtrenjtë, udhëtojmë nëpër botë, kemi liri e demokraci politike, po nga ana sociale dhe kulturore si jemi? Jemi ‘më tepër social’ mqs kemi rrjete sociale, mqs kemi shumë miq e ndjekësa në to? Jemi ‘më tepër të kulturuar’ mqs bëjmë më shumë foto me libra në duar se dikur prindërit tanë? JO. Jemi edhe më të prapambetur se ata! Dukja nuk tregon zhvillim, dukja tregojnë një fasadë publike për ti bindur të tjerët se jemi ata që dëshirojmë, por në fakt nuk jemi askush, përvcse disa kopje të shpifura mbeturinash ideologjike të një grupi shoqëror a të një tjetri, jemi disa ndjekësa idiot të një rryme mendimesh e thashethemesh apo të një tjetre, jemi disa njerëz që i bëjmë gjërat për të tjetër, që jemi gati të shesim veten, familjen e cdo kënd tjetër për pak minuta famë e vëmendje. E kush Djall nuk do na blinte kur kemi gjithë cilësitë porositëse të tij?
Është koha të flasim. Është koha të njohim veten dhe të tjerët, është koha të ndryshojmë reflektimet tona.Është koha të ndryshojmë!
Sa prej nesh janë ulur me orë të tëra në kafe apo në telefona për të bërë thashetheme?
Sa prej nesh kanë ofenduar dikë pa ditur prapaskenat e jetëve të tyre?
Sa prej nesh kanë pëlqyer apo kanë adhuruar veshtjet, udhëtimet dhe jetën e luksit të disa personave që deri dje nuk kishin asgjë, që edhe sot nuk kanë asgjë profesionale përvec disa fotove apo videove dhe e quajnë veten modele apo këngëtare?
Sa prej nesh shohin,dëgjojnë, gjykojnë cdo ditë njerëz që shkelin mbi respektin e tyre dhe të të tjerëve dhe sa prej nesh i kemi raportuar këto ngjarje?
Sa prej nesh dinë histori apo minimum janë ngacmuar, janë gënjyer e jane mashtruar nga njerëz të pamoralshëm?
Përgjigja është padyshim shumë,por problem nuk është përgjigja,por vet pyetja.
Problemi jemi ne. Problemi është morali në raport me demokracinë, deriku shkojnë liritë tona personale dhe deriku shkon morali? As nga ana juridike nuk do të gjenit një vijë prerëse ama të drejtat tona shkojnë deri aty ku prekin të drejtat e të tjerëve!
E meqënëse ne jemi njerëz egoist nga natyra, kur shohim të dashurin e filanes duke e tradhetuar, burrin e tjetrës, të fejuarin apo të fejuarën, të dashurën apo gruan e të njohurit tonë duke e tradhetuar, cfarë bëjmë? Me siguri femrat i quajmë përherë kurva ndërsa meshkujt Don Zhuan. Nuk u qajmë hallin aspak, nuk e mendojmë se këtë fat mund të kemi edhe ne nësër, nuk e mendojmë ku janë burrat tanë në këtë moment, por gajasemi, lumturohemi me fatkeqësinë e të tjerëve ! Nuk e di nqs kjo na bën njërëz të këqinj dhe ti vinim në dijeni këta persona për tradhëtitë e tyre, do na bëntë për veten njerëz të mirë, e për ta të këqinj mqs në shumicën e rasteve jo vetëm që nuk të besojnë,por të akuzojnë se do ti ndash, se je xheloze , se s’është aspak e vërtëtë, se partnerët e tyre janë perfekt, se janë ato kuckat e vogla që ua ngacmojnë burrat …
Burrat që ngacmojnë vajza apo Vajza që ngacmojnë burra?
Është bërë tashmë lifestyle ose mënyrë jetese se porsa të dalësh nga veza të kërkosh të fluturosh, jo të mësosh të ecesh.
Është bërë mënyrë fame, dukjeje apo triumf fitoreje se të vishesh me firma, të udhëtosh në vende të shtrenjta, të ecësh me makina të bukura, të hash në lokale të shtrenjtë është qëllim i shumë vajzave në Shqipëri dhe në botë sigurisht. Vajza të tëra të dala nga varfëria, që nuk kanë as mundësi financiare të mbahen e të ushqehën nga familja, hiqen si milioneret e shekullit nëpër Instagram e nëpër media.
Por si arritën këto vajza pa shkollë, pa eksperiencën e duhur, pa një familje që ti mbështesi që të bëjnë këtë lloj jete? Duke u prostituar. Të kesh një burrë, qoftë i martuar njëherë e dyherë e trëherë në shtete të ndryshme apo i pamartuar, i divorcuar apo i ve, kjo nuk përbën thelbin e cështjes. Nëse ai ka një familje dhe ato janë në dijeni, aq më keq. Nëse ato shqetësojnë familjarët e tyre përsëri aq më keq, por që në momentin e parë që këto femra, me dashje të plotë, duke e ditur se vet me forcat e tyre nuk mund të arrijnë gjëkundi, nuk mund ti kenë kurrë ato që lakmojnë me etje të thellë, pranojnë të prostituohen qoftë si të vetpunsuara, qoftë si eskorta, qoftë si prostitute luksi, ky është rrënimi më i thellë i shoqërisë shqiptare!
Pranoheni apo jo, ju pëlqen apo jo, keto femra ekzistojnë, këto femra janë rreth nesh, këto femra po prishin jetën e shumë personave për një listë kapricosh luksi, këto femra i shesin shpirtin Djallit dhe më e keqja është se vitet e fundit ky është bërë trend, është bërë modë, është bërë manual sesi të bëhësh e njohur dhe e famshme në pak kohë dhe faji i media është që i promovon, u lë rrugën e hapur dhe i prezanton si modele, këngëtare, misse, moderatore, kur në fakt nuk janë gjë tjetër vecse disa prostitute të rëndomta që po shkatërrojnë jetën sociale. Ka nga ato që e nisin këtë mënyrë jetese duke u mashtruar nga një mashkull apo nga shoqëria, ka nga ato që duke u frymëzuar nga arritjet e të tjerave e nisin vet duke iu vetofruar meshkujve,por sigurisht ka edhe nga ata (baba)gjysha që në mënyrë të neveritshme u ofrojnë jetë luksi në këmbim të marrdhënieve seksuale, sic ka edhe meshkuj emigrant pa shkollë që s’kanë gjë tjetër si të bien në sy përvec gjërave materiale. E kur Xhesika e tha me zë të lartë këtë gjë, vërshuan opinionet. Në fakt ajo cka këngëtarja Xhesika tha, nuk është ndonjë gjë e re, ama mënyra sesi ajo e tha apo sesi iu ofrua publikut ‘bombardoji’ njerëzit. Ajo s’bëri gjë tjetër vecse përdori një mënyrë për tu përfolur në pak ditë, meqënëse është e re në treg dhe i duhej pak vëmendje.
C’faj ka media në këtë situatë? Media, si pushteti i katërt që pretendon se është, ka më shumë faj se të gjithë këta sëbashku, në rradhë të parë duke i promovuar dhe duke i përdorur vet keto mënyra për të tërhequr shikueshmëri, duke përdorur truke mbulimi dhe zbukurimi dhe në rradhë të dytë duke mos i demaskuar. Po sigurishtë ctë demaskojë media kur është vet e përfshirë në këtë trend? Ashtu sic ka thënë edhe Erich Fromm, një psikoanalist dhe sociology gjerman i shek të XX ‘Pse duhet shoqëria të ndjehet përgjegjëse vetëm për edukimin e fëmijëve, dhe jo për arsimimin e të rriturve të çdo moshe?’
Po dreqi e martë, si nuk pash një emision, një shkrim, një dokumentar, një film për femrat e forta, për femrat që nuk blihen me para, për femrat që luftojnë me bërrylat e jetës për të jetuar në mënyrë të ndershme, për femrat profesioniste, për femrat plot ëndërra e dëshira, për fëmrat pasionante, për femrat e lira, për femrat e rrëzuara, për femrat e bukura në shpirt, por gjithë emisionet janë për ‘Femrat sexy’ për ‘Femrat e bukura’ kur shumica janë prodhime bisturie dhe projeksionesh kompjuterike, ku në cdo gazetë apo portal online nuk mund tu shmangesh titujve dhe fotove ‘sexy’ me shkronjat e zeza që të vrasin sytë ‘Shihni femrën më sexy të Instagramit’
‘Modelja/Mjekja/Policia/Kengetarja/Pornostarja me sexy në botë’ etj etj lajme me tituj bombastik ku numrin më të madh të tyre e marrin femrat e zhveshura nga Amerika Jugore ose Rusia, qe dihet se për nga numri i madh i banorëve dhe varfëria e shteteve, prindërit u bëjnë ndërhyrje kirurgjikale nga më të ndryshmet dhe më mizoret për ti bërë të bukura dhe të famshme. Fundja ky është trendi botëror i vetofrimit dhe shkëmbimit të marrdhënieve seksuale në këmbim të famës, pasurisë, pushtetit. A është kjo mënyra e duhur që po promovohet? Sigurisht që jo! A mund ta ndryshojmë? Padyshim që po! Dhe hapin e parë duhet ta bëj media, si nga ana profesionale e atyre që përcjell por edhe nga vet mënyra sesi i përcjell.
Ka kaq shumë gjëra të bukura për të fol për femrat si qënije njerëzore, si muza frymëzimi të poetëve, shkrimtarëve, piktorëve e shkencatarëve më të mirë të botës që u kanë rrezistuar shekujve, të femrave që kanë bërë revolucione botërore, të lëvizjes feministe dhe e vetmja mënyrë sesi shihen femrat, është ajo seksuale.
Është kaq e trishtë, është kaq poshtëruese, është kaq irrutuese …!
‘Nëse unë jam cfarë unë kam dhe nëse unë humb cfarë unë kam, atëherë kush jam unë?’ A ja vlen të shesësh shpirtin, trupin, forcën, iluzionet, familjen për të patur sa më shpejt ato që mund ti kesh pak më vonë, por me forcat e tua? Fundja thonë se ‘Në të ardhmen cdokush do të bëhet I famshëm për 5minuta’.A ka kënaqësi më të madhe sesa kur te tjerët besojnë tek ti dhe ti beson në veten tënde, në imazhin, iluzionin që po u përcjell? Përsëri Fromm do të përgjigjej me ‘Detyra kryesore e njeriut në jetë është për të lindur për veten e tij, për të bërë atë që ai potencialisht është. Produkti më i rëndësishëm i përpjekjeve të tij është personaliteti i tij.’
Eh nëse ajo cka ju bëni për veten tuaj, brenda lirive tuaja pa prekur dhe pa cënuar të tjerët, për kauzat të drejta, nuk kuptohet nga të tjerët, mos u mërzisni,fundja ‘Të kuptohesh është si të prostituohesh’ ka thënë ekzistencialisti dhe poeti portugez Fernando Pessoa. Pra, nëse përsëri gjykohesh dhe përflitesh për cdo veprim, për cdo fjalë, nuk ke pse u jep shpjegim njërëzve, e rëndësishme është që të kesh një ndegjegje të qetë, të jesh shembulli pozitiv i një bote plot negativitet,të jesh ideali i të paidealizuarve, të jesh fuqija e të pafuqishmëve, të jesh drejtësia e të padrejtëve … !!!