TIRANE- Pas aksionit të AK para Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar një përballje Polici-Aleanca Kuqezi. Policia pretendon se AK ka qëlluar me vezë makinën, dhe jo Ministrin Beqaj i cili gjendej në zyrë në atë moment.
Deklarata e Aleancës Kuqezi
Goditjet me vezë dhe domate do vazhdojnë ndaj çdo ministri dhe qeveritari të inkriminuar
Kryetari i Rinisë KuqeZi, Flavio Qarri deklaron se kjo lëvizje merr përsipër zyrtarisht goditjen që iu bë sot Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja.
Sot në ora 08:52 disa të rinjë të Aleancës KuqeZi i kishin zënë pritë ministrit Ilir Beqja në hyrjen kryesore. Makina Touareg e cila vlen 45.000 euro u fut në oborrin e Ministrisë dhe në momentin kur ministri Ilir Beqja doli nga makina u derdhën rreth 70 vezë dhe 3 kg domate. Nga frika Ministri Beqaj pasi u godit nga disa vezë në kokën e tij hyri me vrap në derën e institicionit ndësa stafi i tij u izolua brenda në makinë.
Kreu i Forumit të Rinisë KuqeZi deklaron se Aleanca do vazhdojë me aksione dhe diskreditimin popullor të gjithë ministrave dhe deputetëve që vjedhin fonde publike dhe që abuzojnë me detyrën.
Aleanca KuqeZi paralajmëron qeverinë se drejtësia popullore do ti ndëshkojë ata publikisht me mjete demokratike dhe paqësore
Deklarata e Policisë së Tiranës
Me datë 08.02.2016 rreth orës 09:15 protestuesit e Aleancës Kuq e Zi të cilët po protestonin pa leje në ambjentet e jashtme të Ministrisë së Shëndetsisë kanë goditur me vezë mjetin e Ministrit Ilir Beqaj.
Mjeti është goditur gjatë kohës që po parkohej dhe në brendësi të mjetit ka qënë vetem drejtuesi i mjetit të Ministrit, ndërsa Ministri ndodhej në brendësi të institucionit. Po punohet për identifikimin e personave përgjegjës.
[fbvideo link=”https://www.facebook.com/kreshnik.spahiu.1/videos/10208759821493785/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
Videoja e postuar nga AK