Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, ka pohuar në një deklaratë për mediat se rritja ekonomike në këtë fillim viti 2016, ka një përmirësim të ndjeshëm.
Investimet private sipas Sejkos po rriten, por ato që kanë pësuar rënie janë shërbimet publike.
Sejko ka shtuar se “6 mujori i dytë i 2015 nuk kishte rritjen ekonomike që prisnim”.
Normat e interesit janë të ulëta edhe në dy vitet e ardhshme, ndërsa parashikohet rritje ekonomike për 2016.
Guvernatori e ka cilësuar si të suksesshme politikën monetare të ndjekur deri tani.