Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bej forever

2016/02/03 at 10:40 AM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bej forever

NGA EDISON YPI


Pashë tek kalonte para shtëpisë një djalosh që mbante në duar ca tuba.
-Hidraulik je ?
-Po.
-A vjen të më bësh ca punë në shtëpi ?
-Po more, vij.
Ishte nga një fshat i Gramshit. 26 vjeç, pa dhjamë në bark, pa tul në ballë. Kishte ardhur në Tiranë 18 vjeç. Kishte kryer shkollën e mesme dhe një kurs për hidraulik. Punonte 10 deri 12 orë në ditë, Tiranë, Elbasan, Lushnje, Fier, Golem, Durrës, deri në Lezhë. I lumtur që punonte dhe fitonte. Asnjë ankesë ndaj punës, pagës, punëdhënësve. Kishte ndërtuar vilë tre katëshe në Paskuqan ku kishte sistemuar familjen, nënën, babain, motrat. Kishte arritur të bëhej 20 % bashkëndërtues në një hotel në Golem.
Bëmë një hesap paraprak për koston e materialeve dhe hakun e punës, ramë dakord, lamë ditën kur do vinte.
Dita erdhi, gramshaku s’u duk.
U habita, se mu duk korrekt. E mora në telefon. Më prit nesër, tha.
Erdhi të nesërmen. Por s’ishte në terezi. Ishte i tronditur, i shpërqëndruar, i përhumbur.
-Ç’ke gramshak që rri i ngrysur ? Ke hedhur votën në kutinë e gabuar ?
-Jo o jo, votën e hodha në kutinë e duhur.
-Epo ç’dreq të ka gjetur ?!
-A do ta dish tamam ?
-Sigurisht që dua ta di. Shëndeti yt është më i rëndësishëm se tubat e ujit të shtëpisë t’ime.
-Mirë. Do ta tregoj si e kam hallin. Që thua ti, po mendoj për fshatin e lindjes. Fshati im është fshati më i bukuri në botë.
-Shumë mirë që po mendon për fshatin e bukur ku ke lindur. Do desha edhe unë të kisha lindur në një fshat të bukur.
-Për fshatin nuk po mendoj cekët, por thellë.
-Thellë e më thellë mendofsh për fshatin. Sa më thellë aq më bukur.
-Po, por po vuaj.
-Shumë mirë që po vuan. Je njeri me ndjenja. Bukuria të lodh, madje edhe të vdes.
-E lemë këtë muhabet për një herë tjetër. Po vazhduam do më rrjedhin lotë.
Kaluan disa ditë. E telefonova përsëri. Erdhi. Këtë herë edhe më i tronditur, edhe më i zverdhur.
-Hë, i thashë, si po venë vuajtjet nga bukuritë e fshatit ?
-Keq e më keq, tha, po nuk e arrita qëllimin pas ca kohësh me siguri do ngordh si qen.
-Ore gramshak, çfarë qëllimi dashke të arrish ti me fshatin tënd ?
-Me “fshatin t’im ? Sa bukur e the. Aty më rri ! “Fshati im” i bukur e i pasur, tashmë i braktisur, ka qënë pronë e gjyshit t’im. Gjyshi im ishte Beu i fshatit. Për shkak se babain tim gjatë dhjetra viteve e cilësuan kulak, vuajtëm shumë. Ne shqiptarët në të kaluarën kemi pasur mbretër, princër, princesha, bejlerë, agallarë. Sot nuk kemi tituj. Ky fakt i shëmtuar është një përvojë e hidhur që duhet ndrequr. Është turp e faqe zezë që ne shqiptarët që i kemi dhënë botës kryeministra, mbretër, perandorë, Papë, dhe sot të mos kemi, të paktën bejlerë.
-Po shkrepe të shkretën, thuaje cili është halli yt se po më bën dhe mua të vuaj.
-Ende nuk jam gati.
-Jo mor jo, ti gati je, ti je gati për në çmendinë, madje je vonuar.
-Edhe për në çmendinë do iki po s’mbarova punë me fshatin.
-Cilën punë dashke të mbarosh me fshatin tënd zotrote, eja në vete o burr’ i dheut. Të gjitha të mirat i ke. I ri je. Punë e zanat të mirë ke. Shtëpi ke ndërtuar. Pare ke. Pas pak do ta gjesh një vajzë si ta dojë kokrra e qefit. Do fejohesh e do martohesh me ‘të. Do bësh një tuf’ me kalamaj, do gëzohesh e do trashëgohesh.
-Ti s’e di ku më rreh çekani mua, dhe unë ende s’jam gati të ta them të gjithë të vërtetën. E di ç‘ke, e lemë edhe për sot këtë muhabet, takohemi një herë tjetër.
U takuam për të tretën herë.
Për punët hidraulike të shtëpisë s’ime as që bëhej fjalë më. Por këtë herë erdhi krejt ndryshe. Me çehre të rregullt. Pa më përshëndëtur, j’a krisi,
-Më kanë mbetur në mëndje fjalët e tua “fshati yt” dhe “pare ke”. Tani nuk vuaj më. Jam plot me energji. I studjova të gjitha ligjet. I realizova të gjitha marrveshjet. I bëra të gjitha matjet. I kam gati të gjitha dokumentat. Do ta blej me pare në dorë të gjithë fshatin. Do bëhem përgjithmonë Bej.



Ju sugjerojmë

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
Bota

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

20 Qershor, 2026 2:39 pm
Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
Bota

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

20 Qershor, 2026 2:37 pm
“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
Kryesore

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

20 Qershor, 2026 1:21 pm
Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
Kryesore

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

20 Qershor, 2026 1:14 pm
Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë
Politikë

Rama: “Drogagji” refreni që më ndjek si e vërtetë

20 Qershor, 2026 12:42 pm
Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla
Bota

Norvegjia kufizon përdorimin e inteligjencës artificiale në shkolla

20 Qershor, 2026 12:24 pm
“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam
Kryesore

“Rama ka mbaru”/ Kryeministri ironizon protestuesit: Ikën mbrëmja, por unë këtu jam

20 Qershor, 2026 12:20 pm
Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
Kryesore

Zvërneci, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner

20 Qershor, 2026 12:12 pm
Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit
Kryesore

Protesta, Rama “zbulon” problemin e shekulli XXI: Proletariati i algoritmit

20 Qershor, 2026 12:08 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim
Kryesore

Protestat për Zvërnecin, Rama: Kush mendon se me like bën politikë, bën gabim

20 Qershor, 2026 12:05 pm
Para

Historia e Aishe Pojanit, gruas që varrosi të shoqin në oborrin e shtëpisë

Fatos Lubonja: Edi Rama, ëndërr për t’u bërë një Enver i dytë 

Lubonja: Rama me simptoma psiqike, nuk duhet të drejtojë PS-në

Zheji: Nëse populli do dorëheqjen, Rama duhet të mbajë premtimin

Thënia “çka nuk të vret, të bën më të fortë” dhe Ilir Meta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban

Shkon në 16 numri i të vrarëve pas sulmeve të reja izraelite në Liban
20 Qershor, 2026

Numri i personave të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit është rritur në 16, njoftoi mbrojtja civile libaneze....

Lexo më shumë

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta

Akuzohet për korrupsion, gruas së kryeministrit spanjoll i konfiskohet pasaporta
20 Qershor, 2026

Gruaja e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez, Begona Gomez, është paditur për korrupsion dhe abuzim përmes ndikimit të paligjshëm. Në një urdhër të...

Lexo më shumë

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla

“Berisha në burg”, kryetari i PD për thirrjet e protestuesve: Janë nxitur nga Balla
20 Qershor, 2026

Prej 20 ditësh qytetarët kanë protestuar kundër qeverisë dhe klasës politike në tërësi, përfshirë edhe opozitën. Në tubimet qytetarët një...

Lexo më shumë

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD: Po afron fundi regjimit “Rama”

Protestën e bëjnë qytetarët, Berisha nga selia e PD:  Po afron fundi regjimit “Rama”
20 Qershor, 2026

Në çdo dalje publike, kryetari i PD, Sali Berisha flet për protestën e qytetarëve duke mbështur thirrje e tyre kundër...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}