Shërbimi zjarrëfikës ka vendosur të evakuuojë banorët e pallatit 7 katësh në flakë në zonën e Unazës së Re. Sipas raportimeve që vijnë nga terreni një fëmijë katërvjeçar dyshohet se gjendet në brendësi të apartamentit në flakë, por ky lajm nuk konfirmohet ende nga policia. Një person është parë të dalë me shenja të djegies në trup nga apartamenti i tij, ndërkohë që në vendgjarje ka mbërritur edhe shërbimi i ambulancës.