TIRANË- Shefi i Pavionit të Djegie-Plastikës në QSUT, Gjergji Belba në një dalje për mediat ka bërë një përshkrim të gjendjes së të plagosurve të icidentit të mbrëmshëm në Dardhas të Pogradecit.
Belba tha se aktualisht në QSUT janë të shtruar 23 persona. Dy prej tyre, janë në gjendje të rëndë. Një 14 vjeçar është i djegur në 50 për qind të trupit tha mjeku, por për momentin nuk është i mundur transportimi i tij jashtë vendit.
“19 prej 23 pacientëve janë në terapi intensive, me djegie të gradës së tretë”, u shpreh më tej mjeku Gjergji Belba.
Emrat e disa prej pacientëve që ndodhen në QSUT
Eri Hamolli
Leonard Hamolli
Renato Hamolli
Drilon Hamolli
Aldi Fraholli
Andrea Fraholli
Eri Fraholli
Arjan Muçka
Arion Fraholli
Florenc Fraholli
Agjerim Muçka
Erion Pera
Klodian Dumani
Xhuljan Smahollari
Musa Smahollari
Gentian Lumani
Jurgen Mucka