Nga Korça ku mori pjesë në analizën e prokurorisë së këtij rrethi, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla vuri sërish në qendër të kritikave policinë shkencore. Ai tha se vonesat e ekspertimeve po zvarrisin proceset hetimore.
Kritika ndaj kësaj strukture të policisë kryeprokurori shprehu edhe një ditë më parë në analizën e policisë, në prani të ministrit të brendshëm.
Ai e kritikoi policinë edhe për mungesë të procedimeve penale, ndaj në Korçë u kërkoi prokurorëve që të shtojnë hetimet e nisura me iniciative të tyre.
Gjatë analizës së prokurorisë Korçë kryeprokurori kërkoi koordinim më të madh të punës me policinë.